PDK fiton betejën e parë ligjore ndaj ZRrE-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar betejën e parë ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ta parandaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Republikës së Kosovës, këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë.

Sipas PDK-së, nëpërmjet vendimit të saj, Gjykata konstatoi se ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së do të shkaktojë dëm të pariparueshëm për qytetarët dhe se ky dëm do të manifestohet në aspektin financiar, përkatësisht, në vështirësitë e qytetarëve që të përballojnë pagesën e faturave me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur se pas një pune të madhe bashkë me ekipin e profesionistëve të PDK-së, është arritur një fitore e madhe për pezullimin e vendimit të padrejtë të ZRrE-së për shtrenjtimin 100 përqind të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.“Gjatë kësaj periudhe të krizës energjetike, kemi pasur një angazhim jashtëzakonisht të madh që ta argumentojmë para Gjykatës që vendimi i Qeverisë Kurti dhe ZRrE-së ishte i kundërligjshëm dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës. Ky vendim i Gjykatës, dëshmon se kompetenca dhe dija triumfojnë ndaj jokompetencës dhe padijes”, ka theksuar Tahiri.Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri dhe Ndërmarrësi, tha se ky vendim i Gjykatës dëshmon se Qeveria ka marrë vendime shumë të dëmshme për qytetarët në kohën e krizës energjetike, andaj ai paralajmëroi se shumë shpejt do të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar ku do të zbardhen të gjitha keqpërdorimet e qeverisë me fondet publike në kohën e krizës energjetike.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, në konferencë u shpreh se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nëpërmjet diktatit dhe presioneve në institucionet e pavarura, po i detyron ato të marrin vendime të kundërligjshme dhe në dëm të qytetarëve.

 

“Mbase qytetarët mund edhe t’ia falin Qeverisë koston e gabimeve si rezultat i jokompetencës dhe paaftësisë, por, assesi nuk mund t’ia falin bakshishin për deformimin e skajshëm të vullnetit të tyre që të kenë furnizim të rregullt me energji dhe çmime të përballueshme”, ka thënë Stavileci.

PDK, në cilësinë e Paditësit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 18 mars 2022, ka dorëzuar Padinë për shfuqizimin e vendimit Nr. 077/22, të datës 16 shkurt 2022, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me të cilin ky institucion kishte aprovuar tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me të drejtë të furnizimit me shërbim universal.
No description available.

Pas padisë së PDK-së, gjyqtari i rastit ka vendosur që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë deri në një vendim përfundimtar.

PDK, pretendon se ZRrE-ja, duke mos përfshirë në strukturën e re tarifore të pagesës së energjisë elektrike katër komunat veriore, përveç diskriminimit mbi bazën e vendbanimit, ka kontribuuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në cenimin e parimit të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit shtetëror në pjesën veriore të shtetit.

Po ashtu, PDK-ja pretendon se vendimi i ZRrE-së ka të meta në pikëpamje të plotësimit të kushteve ligjore të procedurës administrative.

Kjo parti ka iniciuar edhe një komision hetimor parlamentar për krizën energjetike, i cili tashmë do të ngrihet pas sigurimit të 40 nënshkrimeve të nevojshme.

Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën...

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika