Përfundojnë bastisjet në pesë lokacionet në veri

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, lidhur me rastin e sulmit terrorist të së dieles ndaj policisë në Banjskë

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacionet në tri komunat veriore, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok lidhur me rastin e sulmit terrorist të së dieles ndaj policisë në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një bisedë për Portalin Dukagjini ka thënë se janë kryer tashmë bastisjet e planifikuara.

Aksioni policor u zhvillua lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos e dy të tjerë u lënduan.

Policia e Kosovës ka bastisur sot pesë lokacione në veri të vendit, që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Bastisje janë kryer edhe në spitalin e Mitrovicës.

Burime të KALLXO.com tregojnë se Policia ka bastisur edhe nje depo në oborrin e spitalit të Mitrovicës, për të kontrolluar nëse ka materiale të dyshimta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është duke zhvilluar operacion në veri të Kosovës, në pesë lokacione të tri komunave, duke kryer bastisje.

Sipas policisë, këto operacione janë zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”- thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës në operacionin e sotëm për bastisje në veri të vendit, kontrolle ka kryer edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Policia e Kosovës, në operacionin e sotëm për bastisje në pesë lokacione të tri komunave, kontrolle po kryen në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, një tjetër polic i plagosur e disa të lënduar.

Ndërsa, i njëjti tashmë është raportuar të jetë në Serbi.

Në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës është afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq, raporton Kallxo.com.

Gjatë kësaj bastisjeje janë konfiskuar nga policia automjete luksoze dhe gjëra të tjera.

Aksioni i policisë në veri
Konfiskimi i vetures

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika