“Shënime retrospektive të një monitoruesi”, është shkrim i papublikuar ndonjëherë i gazetarit dhe publicistit, Viktor Çami, i cili përmes punës së tij tentonte të iluminonte popullin shqiptar, në Shqipërinë e izoluar.
Këtu mund ta lexoni pjesën e katërt të këtij shkrimi, pjesët e fundit do të publikohen gjatë ditëve në vijim.
- Pjesa e parë: Shënime retrospektive të një monitoruesi: Burime informacioni të Pavarura mbi Gjendjen ne Shqipëri në vitet ’60
- Pjesa e dytë: Arritjet e Shqipërisë në periudhën e “diktaturës”
- Pjesa e tretë: Njohja me amerikanët dhe përpjekjet fillestare për ndërtimin e një skeme analitike
Shënim: Shkrimi është pa ndërhyrje, është ashtu siç e ka shkruar autori para 19 vjetësh.
Pjesa e katërt: Vjena dhe hapat e para drejt zbatimit te planit strategjik personal
Transferimi i im ne Vjene u be ne vitin 1973. Pak muaj me vone njeri prej kolegeve te mij, Doshishti, doli ne pension. Me erdhi jashtzakonisht keq se kishim shkuar shume mire. Pak kohe pas ardhjes t’ime ne byrone dhe pasi ishin njohur me kualifikimet e mia si selekcjonues dbe perkthyes, nen-shefi i zyres me thirri per nje bisede ne lidhje me kerkesat e punes dhe pergjithesisht per te marre mendimin t’im ne lidhje me Shqiperine, politiken e saj te brendshme dhe te jashtme dhe keshtu me rradhe. Une isha i pergatitur per kete, sic kam shpjeguar edhe me larte. Pervec kesaj kisha hetuar nga koleget e mij te porsa-njohur ne sekcione te ndryshme edhe per nen-shefin, per te cilin te gjithe kishin respekt te madh: ishte punetor dhe inteligjent permbi mesataren. Me beri gjithashtu pershtypje te mire fakti se kur ishte ne Washington kishte qene aktivist dhe kishte marre pjese ne demonstrata kunder luftes ne Vietnam, gje qe si punonjes ne nje dege sensitive te administrates shteterore nuk ishte i lejuar ta bente, por kjo nuk e kishte penguar karjeren e tij, vetem se u transferua me detyre jasbte vendit. Duhet te permend ketu nje fakt interesant: si ne Londer ashtu edhe ne Vjene gjate gjithe perjudhes deri ne 1975 lufta ne Vietnam nuk permendej fare: ishte tabu.
Gjate bisedes nen-shefi me beri nje pyetje mjafte interesante: si e shpjegonja faktin se fjalimet dhe artikujt e E. Hoxhes ishin ne nje nivel te larte intelektual, ndryshe nga shumica e udheheqesve te tjere komuniste te Evropes Lindore? I thashe per humor se te tjeret ishin revizioniste duke shtuar pastaj ne menyre serjoze se kishte mbaruar studimet ne liceun francez ne Korce, qe ishte pa tjeter shkolla me e mire e vendit para luftes, ku me vone edhe punoi si mesues i perkoheshem, keshtu qe ishte i njohur me klasiket greke, romake dhe franceze; pervec kesaj kishte jetuar per nje kohe ne France dhe ne Belgjike, duke shtuar edhe disa hollesi te tjera. Reagimi i tij ishte: “Kjo e spjegon kete pune.” Pasi me beri disa pyetje te tjera, te cilave iu pergjigja pa veshtiresi dhe ne menyre bindese, me pyeti ne se kisha ndonje mendim se cila mund te ishte “agjenda e fshehte” (ang. hidden agenda) e tij, me fjale te tjera a kishte qellime te fshehta? Kishte ardhur koha per te vendosur gurin e pare te strategjise personale qe kisha perpunuar ne menyre tentative pas vizites t’ime te pare ne vitin 1971. Pa u nxituar fare, tunda koken ne menyre pohuese, buzeqesha, dhe i thashe se kishte nje fjale qe E. Hoxha nuk e kishte permendur fare vite e vite me rradbe ne asnje fjalim apo artikull, nje fjale qe nuk kishte figuruar ne faqet e asnje gazete dhe as edhe ne radio: fjala “Kosove.” Pasi i shpjegova shkurtimisht problemin dhe historikun e Kosoves i shfaqa mendimin se kjo ceshtje, e cila per gjithe shqiptaret ishte ne te vertete nje “kauze”, duhet te ishte vazhdimisht ne qender te vemendjes se tij dhe shpjegonte edhe shume aspekte te politikes se brendshme dhe te jashtme, si edhe “luften ideollogjike kunder revizionizmit jugosllav.” Me ndigjoi me vemendje, me shikoi drejte ne sy dhe me tha: “Nuk do lejojme kurre nje ndryshim te kufijve ne ate zone.” Tunda koken ne menyre mohuese dhe iu pergjigja shume qete por me theks te forte, duke vazhduar te buzeqesh: “Kjo mbetet per te pare. Koha do t’a tregoje Te mos harrojme se ne Jugosllavi jetojne gati 3 miljone shqiptare,” dhe e lashe punen me kaq. Dola nga zyra sbume i kenaqur me vetveten: Karta e Kosoves kishte hyre ne loje dhe kete karte e luajta vazhdimisht deri ne vitin 1981: Sa here krijohej rasti, ne cdo bisede qe pata me koleget amerikane ne zyre, sa here qe vinte ndonje analist apo zyrtar tjeter nga Washingtoni, nuk e linja pa permendur Kosoven, deri ne piken kur me konsideronin si “nacionalist i obsesuar dhe i pasherueshem” Por si thote fjala e urte: “Qesh mire kush qesh I fundit.”
Ne paranteze dua te vej ne dukje se ne zyren e shefit ishte varur ne mur nje embleme me mbishkrimin: Zotin e besojme, gjithe te tjeret I monitorizojme” qe ishte moto-ja (jo zyrtare) e Byrose. Shume barcaleta sajoheshin ne lidhje me kete, por batuta me e goditur, per mendimin t’im, ishte ajo e nje kolegu nga Cekia: “E vetmja arsye pse amerikanet nuk e pergjojne edhe Zotin eshte se akoma nuk ia kane gjetur as adresen as numurin e telefonit.” Nder materialet e monitorizuar gjate kesaj perjudhe ishte me interes nje fjalim i E. Hoxhes ne Mat ne lidhje me demokratizimin e metejshem te pushtetit dhe aspekte te ndryshem te politikes se brendshme. Ne fund thuhej ne menyre lakonike: “Shoku Enver Hoxha mhajti gjithashtu nje fjalim te rendesishem mbi politiken e jashtme, por asgje tjeter. Me sa dij, kjo pjese e fjalimit nuk eshte botuar ndonjehere ne ndonje organ zyrtar te shtypit. Kjo me beri te mendohem: Dicka po levizte! Dicka po zijente!
I nje rendesije te vecante isbte natyrisht artikulli me titull “Teoria e Tri Boteve – Teori Anti-Marksiste.” Qysh kur vajta ne Vjene na u sinjalizua te mbanim veshet dhe syte hapur ne lidhje me marredhenjet me Kineu. Duket se amerikanet kishin ndonje informacion nga ndonje burim tjeter, ndoshta ne Kine. Artikulli ne fjale beri natyrisht bujo te madhe dhe shenoi keqsimin boterisht te marredhenjeve me Kinen, megjithse kjo e fundit nuk perseriti gabimin e Khrushchevit dhe nuk i nderpreu marredhenjet sbteterore me Shqiperine. Ashtu si ne rastin me BRSS, prishja e marredhenjeve ndermjet dy partive kishte te bente me marredhenjet me Jugosllavine: Chou en Lai, kryeministri kines, kishte sajuar planin e nje grupimi anti-sovjetik te Shqiperise, Jugosllavise dhe Romanise,- te cilin grupim do t’a furnizonte me ndihma ekonomike dhe ushtarake te bollshme. Shqiperia nuk mund t’a pranonte nje plan te tille aventuresk ashtu si edhe permbi nje dekade me pare nuk mund te pranonte ne fillim te viteve ’60 presionet e Khrushchevit qe te rehabilitohej Koco Xoxe dhe E. Hoxha te pranonte fajesine per prishjen e marredhenjeve me Jugosllavine, me fjale te tjera qe Shqiperia te binte edhe njehere nen suazen jugosllave, nga e cila kishte shpetuar per qime kur Stalini deboi Jugosllavine nga Kominterni. Ne paranteze: pak kohe pasi u botua artikulli, nje analiste ne Washington me njoftoi me ane te postes se brendshme te Byrose se ne San Francisco ishin shkruar neper more parrulla sipas titullit te artikuJlit. Shoket marksiste-leniniste ne SHBA kishin here punen e tyre!
Natyrisht patem shume pune edhe me materialet e Kongresit te PPSh ne 1976. IJabi te madhe shkaktoi neni qe ndalonte marrjen e kredive nga jashte. Me pyeten se ku mendonja se mbeshtetej Shqiperia financiarisht. Ne fakt diku ne shtypin e jashtem u be sugjerimi se Shqiperia merrte ndihma nga kolonel Kadafi I Libise (sic!). Beri pershtypje ne ate perjudhe edhe nje artikull ne Zeri I Popullit (daten ekzakte dhe titullin nuk i mbaj mend) te nje natyre filozofike. Ishte i jashtzakonshem fakti se ky artikull nuk u transmetua edhe ne radio, sic behej zakonisht. Pasi i hodha nje sy te pare njoftova dezhurnin amerikan se ky artikull ishte i nje natyre te vecante dhe se kisha ndermend t’a perkthenja pa u nxituar dhe me kujdes te vecante. Pasi percolla faqet e para dhe vazhdonja perkthimin, dezhurni erdhi ne zyren t’ime me vrull duke me pyetur ne se ishte e perkthyer sakte nje fjali e caktuar. Ia perktheva edhe gojarisht fjale per fjale nga gazeta. Dukej tejet i emocionuar dhe me tha: ”Ai qenka edhe filozof.” Dy dite me vone me tba: “Viktor, kur kthehem ne shtepi ne mbremje nuk mendohem fare, fare per punet e zyres, por t/je nuk me dilte nga mendja artikul/i deri sa rashe per te jjetur.” Nga ana e ime i thashe: “Ty nuk te dilte nga mendja deri sa re per te fjetur, por une nuk fjeta fare.” Me pyeti arsyen dhe i thashe se kete artikull, qe kishte te bente me ceshtje filozofike dhe a1iistike, u perpoqa t’a perkthenja ne terma politike, pa i dhene hollesi tjeter per konkluzionet tentative qe kisha nxjerre.
Gjate gjithe perjudhes ne Vjene kam patur rastin te konstatoj se E. Hoxha u bente pershtypje te jasbtzakonshme edhe shumices se kolegeve amerikane, si perpara por sidomos pas shperthimit te demonstratave studentore ne Prishtine ne 1981. I kam pare duke lexuar tekste te tij me laps ne dore, megjithse nuk ishin te ngarkuar vet me analizime por vetem me redaktimin perfundimtar dhe percjelljen e materjalit ne destinacionet e duhura. Aty nga viti 1977 (ne mos gabohem) erdhi me pone ne Vjene edhe analisti J.N., i cili me kishte kerkuar ne Londer, por nuk me kishte gjetur.. Ishte analist per sekcionin jugosllav-shqiptar. Bera hetime nder koleget e mij ne sekcionin jugosllav, te cilet e njihnin me kohe, dhe mesova se ishte shume i zgjuar dhe i informuar me shume se sa tregonte. Punova me te per rreth 2 vjet. Marredhenjet me te ishin here te mira dhe here te ftohta. Kishte nje manjere jo shume terheqese: kerkonte t’u bli11te mendjen te tjereve ne menyre te terthorte, pa dbene asgje nga ana e tij. Njihej si karjerist i obsesuar. Nje dite prej diteve vjen ne zyren t’ime me nje memorandum jo edhe sbume te gjate qe kishte pregatitur ne lidhje me Shqipe1·ine, duke me pyetur mendimin mbi saktesine e permbajtjes. Kaloi ore te tera duke e hartuar dhe riha1·tuar nje tekst te shkurter qe nuk kishte pse t’i mente me teper se nje gjysem ore. Me thirrtc ne zyren e tij cdo gjysem ore duke kerkuar mendimin t’im per versionin me tc fundit te kryevepres. Shkurt, me merziti ne kulm. Me ne fund dokumenti u plotesua me ndihmen t’ime, por ne minuten e fundit vendosa t’ia trazoj mendjen: Memorandumi kishte titullin: “Shqiperia, mos valle hapet?” Pasi i dhashe aaprovimin e fundit per tekstin, i thashe se nuk isha dakord vetem me titullin, te cilin sugjerova t’a nderronte ne: “Shqiperia, mos valle do te shpertlteje 1te bote?”
Ai kishte kaluar nga Vjena edhe ca kohe me pare dhe kete here me kishte gjetur ne zyre. Berne nje bisede te gjate mbi aspekte te ndryshem te gjendjes ne Shqiperi. Bente shume pyetje qe zbulonin se ku i dhimbte dhembi. Me pyeti vecanerisht se si mendonja une se e shikonte E. Hoxha Ameriken. I-u pergjigja shkurt se ne driten e ngjarjeve te viteve 1949-53 dhe aventurat tragjike te desanteve, E.H. nuk mund t’a shikonte Ameriken vecse me dyshim. Me tutje e njoftova se nuk kisba dijeni ne se
kishte patur ndonje kontakt zyrtar apo jo-zyrtar ndermjet dy paleve, dmth. ndermjet SHBA dhe Shqiperise pas prerjes se marredhenjeve me Bashkimin Sovjetik dhe ai nuk me sqaroi mbi kete pike: as e pohoj as e mohoj. Me ne fund, pa me shikuar ne sy dhe dhe ne menyre qe jepte pershtypjen se ishte jo edhe aq e rendesishme, beri si me gjysem zeri pyetjen: ”Po Kosova?” Duket se e kishin njoftuar poshte per obsesionin t’im. Natyrisht gjeta rastin dhe i-u pergjegja se “Ceshtja e Kosoves eshte pa tjeter strumbullari rretli te cilit vertitet e gjithe politika enveriane, e bendeshme dhe e jashtme,” duke shtuar se per mendimin t’im normalizimi i marredhenjeve dhe shtimi i kontakteve personale ndermjet njerezve ne te dy anet e kufirit nga fundi i viteve ’60 dhe fillimi i viteve ’70 kishte favorizuar Shqiperine. I-a theksova kete sepse e dinja se analistet perendimore pergjithesisht kishin nje pikepamje krejte te perkundert: se beret ose vone Shqiperia do te binte ne nje shkalle apo tjeter nen influencen e Jugosllavise (sic!). Mund te shtoj ketu se fuqite perendimore nuk do te kishin asnje problem me nje gjendje te tille, ne fakt do t’a mireprisnin. Po asbtu edbe BRSS dhe blloku lindor. Mesazhi i qendrimit te tyre ndaj Sbqiperise ishte se kjo e fundit mund te hynte ne bote vetem duke kaluar nga Belgradi. Por edhe une isha i bindur se i kishin here llogarite pa hanxhine.”
Dikush mund te pyesi ne se ishte e deshirueshme qe t’i informonja punedhenesit e mij aq shume dhe ne kete menyre te vecante. Vite me vone lexova krejte rastesisht nje citat te E.H. ku thuhej: “Le t’i dijne – Le te luajne karten e -tyre me te forte” Ky ishte edhe mendimi i im gjate gjithe kohes qe isha ne Vjene.
04/2050
Londer 17/12/2005
Shënim: Shkrimi i është siguruar Dukagjinit nga historiani dhe publicisti, Bejtullah Destani.