Pjesa e tretë: Njohja me amerikanët dhe përpjekjet fillestare për ndërtimin e një skeme analitike

"Nga fundi i vitit me erdhi nje leter ne te cilen lajmerohesha se zyra po hapte nje dege ne Londer dhe pyeste ne se isha i interesuar, me kusht se do te pranonja eventualisht nje transferim ne Vjene. Pranova dhe fillova punen ne nje sekcion te ambasades amerikane ne Londer ne janar te vitit 1968"

“Shënime retrospektive të një monitoruesi”, është shkrim i papublikuar ndonjëherë i gazetarit dhe publicistit, Viktor Çami, i cili përmes punës së tij tentonte të iluminonte popullin shqiptar, në Shqipërinë e izoluar.

Këtu mund ta lexoni pjesën e tretë të këtij shkrimi, pjesët tjera do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Shënim: Shkrimi është pa ndërhyrje, është ashtu siç e ka shkruar autori para 19 vjetësh. 

Njohia me amerikanet dhe perpiekjet fillestare per ndertimin e nie skeme analitike

Pas mbylljes se sekcionit shqip te BBC-se ne janar te vitit 1967 shkova ne Vjene per te takuar nenen dhe vellane dhe, njekohesisht, kisha nje rekomandim per nje sekcion te ambasades amerikane qe kishte reklamuar per perkthyesa. Me priten me krah hapur dhe me thane: “Sikur na ke rene nga qielli. Kemi vite qe kerkojme perkthyesa shqiptare por nuk kemi gjetur.” Pas nje provimi me thane se punen e kisha ne xhep dhe m’u luten te mos pranonja pune tjeter se do te me punesonin pasi te kryesbin formalitetet e nje “security check,” qe zakonisht merrte disa jave. Pritja nuk me shqetesonte se isha akoma ne borderone e BBC-se. Nga fundi i vitit me erdhi nje leter ne te cilen lajmerohesha se zyra po hapte nje dege ne Londer dhe pyeste ne se isha i interesuar, me kusht se do te pranonja eventualisht nje transferim ne Vjene. Pranova dhe fillova punen ne nje sekcion te ambasades amerikane ne Londer ne janar te vitit 1968.

Deri atehere nuk kisha patur asnje kontakt me amerikane, por kisha disa dijeni nga tregimet e miqve dhe shokeve shqiptare qe kishin patur te bejne me ta ne perjudhen e Komitetit Kombetar Shqiperia e Lire dhe te operacionit te deshtuar te desanteve, kur u hodhen ose debarkuan ne Shqiperi grupe diversantesh, sic quheshin ne Shqiperi. Shkurt; kultura politike e tyre ishte krejte e ndryshme nga ajo e britanikeve me te cilen isha mesuar. Dega ne Londer nuk kishte rendesine qe kishte qendra ne Vjene, ku monitorizohej edhe media elektronike dhe ku moniterizuesit isbin me teper ne kontakt me qendren ne Washington, ndersa ne Londer merreshim vetem me shtypin, bile vetem me fjalimet ose artikujt kryesore te botuara ne shtyp. Ne fakt nuk kisha aq shume pune me shqipen te shumten e kohes dhe keshtu mora persiper edbe gazeten e partise komuniste italiane l’UNITA. Qendrimin t’im ne Londer e keqyrnja si pergatitje per kohen kur do te trnnsferohesha ne Vjene.

Ne vitin 1971 pata rastin te shkonja ne Vjene per te percjelle nje nga kongreset e PPSH, por thuajse nuk bera asgje per arsye se gazetat u vonuan, ndersa dy koleget e mij shqiptare merreshin me radio Tiranen. E perdora rastin per te hetuar mire gjendjen e pergjithshme ne zyre dhe vecanerisht ne sekcionin shqiptar. Gjendja nuk ishte aspak e kenaqeshme ne te dy drejtimet: shefi i zyres isbte nje ish kapter i marinsave amerikane dhe administronte me nje fare sistemi “te rrepte.” Kjo me beri pershtypje sepse isha mesuar me nje sistem me “te qyteteruar” ne BBC, ku nuk kisha hasur asnjehcre me nje fare “atmosfere frike” qe nuhatnja ne Vjene. Thashe me vete se kur te vinte koha e transferimit per ne Vjene do do te me duhej te sajonja nje strategji personale per te perballuar nje situate qe e konsideronja si te patolerueshme. Dicka do te duhej te ndryshonte! Sa per punen e sekcionit shqiptar, mund te them vetem se dy koleget e mij e kishin shume te veshtire punen sepse “gjuha” e Radio Tiranes ishte per ta krejte e huaj, megjithse ishin marre me ate pune per nji perjudhe te gjate prej permbi 20 vjet ne Qipro dhe ne Vjene. Byroja u transferua ne Vjene pas okupimit te Qipros veriore nga turqit. Njeri prej kolegeve, Hysen Doshishti, nipi i Zogut, me tha me nje fare trishtimi: “Viktor, nuk e kuptoj se cfare thone.” Fitova simpati te madhe per te, ashtu si edhe gjithe koleget e tjere te huaj atje e donin dhe e respektonin shume, por persa i perket punes ishte larguar nga Shqiperia ne 1939 dhe kur u punesua me amerikanet pas luftes ne fakt dinte shume pak anglisht dhe nuk kishte dijeni te sakte mbi perjudhen e luftes dhe te pasluftes. Shkurt, per koleget e mij ne Vjene puna e perditeshme ishte me te vertete torture.

Nderkaq, pasi u ktheva ne Londer nje oder problemet kryesore ishte “analizimi” i materialit, jo sepse e kerkonte puna por per interes personal dhe ne pergatitje per transferimin ne Vjene. Qysh ne fillim me beri pershtypje niveli i larte i fjalimeve te Hoxhes. Nuk ishte nder detyrat tona te benim analiza” (kjo ishte pune e eksperteve ne Washington). Neve merreshim vetem me selekciononim dhe perktbimin e materialit, qe pastaj percillej per analize nga ana e eksperteve ne qarqe te ndrshme zyrtare si State Department-i, CIA, NSA, Zeri i Amerikes, e tjera, por edhe ne disa universitete dhe qendra kerkimore dhe studimore private, me te cilet nuk kishim kontakte. Megjithkete kisha vendosur ta mesonja edhe zanatin e analistit, qe do te me hynte mire ne pune ne Vjene.

Dikur, aty nga viti 1970-1 kaloi nga Londra nje nga anaJistet qe merrej me Jugosllavine dhe Shqiperine. Une isha atehere ne pushim dhe shefi i zyres me tha se personi ne fjale, nje fare J. N., kishte qene shume i interesuar te me takonte. Duke patur parasysh njohurite qe kisha per amerikanet qe kishin patur te benin me Komitetin Kombetar Shqiperia e Lire, i dhashe te kuptoje, natyrisht me nje fare takti, se nuk kisba ndonje konsiderate shume te larte per analistet qe merreshin me Sbqiperine, te cilet mendonja se ishin mbushur me paragjykime dhe konsideronin se shqiptaret sapo kane zbritur nga pemet. Ketyre verrejtjeve shefi i zyres u pergjegj me keto fjale: “Viktor,je gabim: J.N. kishte konsiderate sltume te larte per E.Hoxhen, si per politiken e jaslttme aslttu edhe ate te brendeshme. Ne fakt meJoli gati nje ore per te dhe per Sltqiperine.” Duhet te kemi parasysh se Shqiperia ishte shkeputur nga blloku sovjetij rreth nje dekade me pare. Une iu pergjigja vetem ne menyre lakonike se gezohesha se paska edhe ndonje analist “inteligjent.” Me vone pata rastin te punonja me J.N. per gati 2 vjet, por kjo eshte histori tjeter.

Gjate perjudhes ne Londer pata rastin te perkthej, nder te tjera, edhe nje artikull te Hoxhes mbi Piedmontin (titullin nuke mbaj mend) si edhe dy fjalime qe mbajti ne zonat veriore pas normalizimit te marredhenjeve me Jugosllavine, ku Rankovici isbte hequr dhe shqiptareve u ishin dhene kompetenca me te medha ne Krahinen Socialiste Autonome te Kosoves. Edhe Tito-ja mbajti ne te njejten kohe dy fjalime: U vendosen keshtu rregullat e lojes ndersa E. Hoxha theksoi me kembengulje se “lufta ideologjike kunder revizjonizmit” do te vazhdonte e panderprere nga ana e PPSh.

Kisha fituar bindjen se E. Hoxha kishte evoluar ne nje udheheqes te kalibrit me plane, strategji dhe vizione afatgjata. Problemi ishte per t’i zbuluar dhe kjo kerkonte nje pune analitike intensive: Kur nuk isha ne zyre benja shetitje te gjata ne nje park afer shtepise, ku bluanja cdo informadon, te ri apo te vjeter, cdo fjalim, cdo nuance, per te nxjerre konkluzione perkatese qe pastaj ko4a do t’i vertetonte ose do te hidheshin poshte per t’u zevendesuar. Qellimi ishte te hynje ne thellesite e mendjes, te shperthenje kasaforten mendore te personit qe ishte ne shenjester, te depertonje thelle ne sanctum sanctorum. Ne cdo situate te re analistet krijojne cfare ne anglisht qubet “watchword” ose parrulla ku permblidhen fare shkurtimisht kuintesenca ose thelbi i nje problemi ose situate te caktuar. Brenda nje kohe jo edhe shume te gjate nxorra konkluzjonin:

  • Politika e brendshme e shtetit shqiptar eshte ne funkcion te politikes se iashtme, e cila nga ana e sai eshte ne funkcion te ceshties se Kosoves dhe determinohet nga qendrimi i fuqive te ndryshme 11dai kesai ceslztie.

Kjo formule qendroi e vlefshme per mua gjate gjithe perjudhes deri kur dola ne pension. Prej atij momenti isha gati per transferimin t’im ne Vjene dhe perpunova nje strategji personale tentative e cila, ne te vertete, nuk me sherbeu keq. Isha i bindur se situaten e kisha hetuar mire, dhe ne menyre mjafte te sakte, ndonse natyrisht duhet te isha perhere sbume i kujdeseshem te mos shkelnja ne derrase te kalbur.

03/1300

Londer, 16/12/2005

Shënim: Shkrimi i është siguruar Dukagjinit nga historiani dhe publicisti, Bejtullah Destani.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika