Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë është gjetur e shtrirë në tokë një femër kosovare pa shenja jete.
Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.
Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.