“Projektligji i kontrabanduar”, Eman Rrahmani kërkon që të largohet nga rendi i ditës

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet projektligji për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere, pasi i njëjti është kontestuar dhe ka dyshime se i njëjti ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes [LVV] Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet projektligji për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere. Pasi që ky projektligj është kontestuar dhe ka dyshime se i njëjti ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës.

Për këtë propozim nuk ka pasur kuorum dhe rendi i ditës është miratuar siç është paraparë.

Aktualisht  po Shqyrtohet Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Ferizaj.

Para Komisionit për të diskutuar mbi këtë pikë dhe mbi Projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave prezent është ministri i Financave Hekuran Murati.

Tekstet shkollore, Kastrati: Përjashtues për shtëpitë botuese, këso ligji ka vetëm Meksika

Ndryshe, me 12 prill duke filluar nga ora 10:00 është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për të diskutuar për projektligjin për tekste shkollore.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Lexo edhe: (VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Lexo edhe: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Lexo edhe: “Kuvendi është shtëpia jonë”, “Merrne Dejonën në grup punues” – Dumoshi e ashpër me Nagavcin

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika