Promovohet filmi “Air” në Los Angeles nga Affleck dhe Damon

U shfaq premiera e filmit “Air” në Los Angeles dhe mbi qilim të kuq parakaluan yjet protagonistë të këtij projekti, Ben Affleck, i cili shoqërohej nga ylli Jennifer Lopez, Matt Damon dhe bashkëshortja e tij, Chris Tucker

Me 27 mars u shfaq premiera e filmit “Air” në Los Angeles, dhe mbi qilim të kuq parakaluan yjet protagonistë të këtij projekti, Ben Affleck, i cili shoqërohej nga ylli Jennifer Lopez, Matt Damon dhe bashkëshortja e tij, Chris Tucker, Marlon Wayans dhe të tjerë.

Affleck përveç që luan në film, po ashtu e ka bërë edhe regjinë e tij. Para gazetarëve të pranishëm ai e quajti Michael Jordanin një gjeni për faktin që personalisht e kishte sugjeruar Viola Davisin për të portretizuar nënën e tij në dramën “Air”.

“Padyshim se ai është një gjeni, por sugjerimi i tij për Viola Davisin në rolin e nënës së tij, ishte një ide gjeniale. Natyrisht është e logjikshme që ai e zgjodhi aktoren më të mirë që ekziston për këtë rol. Kështu e kuptova se ai është një person emblematik dhe dëshiron ta bëjë një punë të përkryer. Kjo më inspiroi vërtet që ta krijoja një rol të denjë për Violan dhe zonjën Jordan, dhe një karakter i cili i përfaqësoi më gjerësisht nënat në të gjithë vendin”.

Glamurin mbi qilim të kuq padyshim se e solli Lopezi, e cila herë pas here edhe shkëmbeu puthje me bashkëshortin e saj, Affleck. Ky i fundit po ashtu i kushtoi kohë dhe vëmendje kastës së aktorëve në premierë, duke pozuar për fotografët së bashku me mikun e tij të ngushtë, Matt Damon.

“Shumë gjëra nga marrëveshja e Michael Jordanit me kompaninë ‘Nike’ e ndryshuan botën përgjithmonë. Nga ai moment, personalitetet e famshme filluan të konsideroheshin si brend, gjë që sot është shumë e zakonshme. Madje edhe njerëzit e thjeshtë në Instagram e konsiderojnë veten të tillë. Por, gjëja kryesore është argumenti të cilin nëna e tij e jep në këtë film, që është se, djali i saj do t’ia shtojë vlerën këtyre atleteve dhe kah fundi i filmit, personazhi i Phil Knight e pranon se kjo marrëveshje është gjëja më e mirë për kompaninë e tij. Me të vërtetë kjo ishte një nga ato marrëveshjet që e ndryshoi botën dhe të gjithë dolën fitimtarë”.

Filmi fokusohet në partneritetin në mes të basketbollistit Michael Jordan dhe kompanisë “Nike”, në krijimin e brendit të atleteve “Air Jordan”, që e revolucionarizoi botën e sportit.

Ky projekt e shënon rikthimin e Affleckut në rolin e regjisorit pas filmit të vitit 2016, “Live by Night” dhe filmit më të mirë të vitit 2012, “Argo”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika