PSD-ja – Kurtit: Kryeministër kryej punët e shtëpisë, largoj konservatorët prej partisë

"Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë", ka shkruar PSD me ngjyrë të kuqe para Qeverisë së Kosovës

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni në shënim të 8 Marsit kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti t’i largojë nga partia deputetët të cilët po kundërshtojnë Kodin Civil e ligjin për IVF.

“Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë”, ka shkruar PSD me ngjyrë të kuqe para Qeverisë së Kosovës.

“Dorëzimi para konservatorismit nuk tregon për forcën e grupeve të tilla, por kalkulim të qeverisë përmes partisë. Diversiteti është kthyer në alibi për bashkekzistencë të të kundërtave, brenda të njëjtit subjekt. Ata i thonë demokraci, por në të vërtetë paraqet koalicion me konservatorizmin dhe patriarkalizmin. E si mund të pritet ndryshe nga një model i politikanit që udhëheq përmes figurës së njëshit? Ankesat se si nuk po ju dëgjojnë deputetët nuk janë bindëse nëse jeni të heshtur para tyre. Për më tepër që ne e dimë disiplinën brenda partisë tuaj kur prekën kornizat politike. Apo mbase kjo është shenjë se si mbështjellësi politik e ideologjik i juaji ka material konservator tashmë, dhe ruajtuja e asaj çfarë keni arritur është synimi, përtej kauzave”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Tutje në reagimin e PSD-së thuhet se propozimi i ligjeve, por edhe braktisja e debatit publik për ato ligje ushqen rryma të dëmshme për shoqërinë.

“Propozimi i ligjeve, por braktisja e debatit publik për ato, na lë ta kuptojmë se ju po rriteni duke mirëmbajtur dhe shpesh ushqyer rryma të dëmshme për shoqërinë dhe gratë në veçanti. Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë”, thuhet tutje në reagim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika