PSD kërkon lirimin e Molliqajt, thotë se është ushtruar dhunë ndaj tij (VIDEO)

Pas arrestimit të kryetarit të Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, partia PSD ka reaguar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Molliqajt, dhe aktivistëve, Frashër Krasniqit Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça

Arrestimi i Dardan Molliqajt

Pas protestës së veteranëve, ku u arrestua kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, partia PSD kanë reaguar, në rrjetet sociale.

Sipas tyre aktivistët e PSD-së janë arrestuar dhunshëm, me grushte dhe me sharje.

“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, shkruhet në postimin e tyre.

PSD, kanë bërë të ditur se aparatura është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës.

Ndërkaq ata kanë thënë se arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelur procedurat e kodit penal në fuqi.

“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, shkruhet tutje në postim.

Momenti i arrestimit të aktivistit të PSD-së, Gëzon Kastrati

Partia Social Demokrate ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt, si dhe aktivistëve, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, që u arrestuan pas protestës së veteranëve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika