Qeveria e Italisë ndaloi zbarkimin e dhjetra emigrantëve në Sicili

Qeveria italiane e udhëhequr nga e djathta ekstreme ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër anijeve private të shpëtimit detar që operojnë në ujërat italiane

Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë penguar 35 emigrantë të cilët nuk i konsideronin si “të cenueshëm” të zbrisnin nga një varkë në Sicili të dielën e 6 nëntorit.

Që nga ardhja në pushtet, qeveria italiane e udhëhequr nga e djathta ekstreme ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër anijeve private të shpëtimit detar që operojnë në ujërat italiane.

Grupet humanitare dhe dy ligjvënës italianë që kanë udhëtuar për në Sicili protestuan kundër procesit të përzgjedhjes si të paligjshëm dhe çnjerëzor.

Procedura ishte pjesë e një direktive të prezantuar nga Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi pasi Italia sërish synon organizatat joqeveritare që ajo ka akuzuar prej kohësh për inkurajimin e trafikimit të njerëzve në Detin Mesdhe qendror.

“Lironi të gjithë njerëzit, lironi ata,” ka thënë ligjvënësi italian Aboubakar Soumahoro në një thirrje emocionale drejtuar kryeministrit Giorgia Meloni nga anija e shpëtimit Humanity 1 në Catania, duke e quajtur politikën e re “çnjerëzore”.

Autoritetet italiane kanë përfunduar identifikimin e migrantëve vulnerabël në Humanity 1 të operuar nga Gjermania gjatë natës dhe kanë kërkuar një varkë tjetër me 572 emigrantë, Geo Barents, të vazhdonte të dielën në portin e Katanias për të njëjtin verifikim, raporton euronews.

Qëndrimi konfrontues i marrë nga qeveria e Melonit të kujton ngecjet e orkestruara nga Matteo Salvini, tani ministri i infrastrukturës i Melonit i ngarkuar me portet, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër si ministër i brendshëm 2018-2019.

Qeveria e re e Italisë po këmbëngul që vendet, flamujt e të cilëve mbajnë anijet e bamirësisë, duhet të pranojnë emigrantët.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika