Qeveria ndan 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin

Të martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës, të martën e 13 dhjetorit, ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.

Sipas qeverisë, një pjesë e këtyre mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 eurosh.

Ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik dhe studenteve qe nuk kanë marrë shtesat. Ndahen 5.8 milionë euro për këto masa mbështetëse”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi themeloi edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shtuar edhe 5,4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Kjo se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Kosova këtë javë do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Para një viti në takimin vjetor të këshillit në kuadër të marrëveshjes për Stabilizim Asocimit në Bruksel, bëmë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për në BE. Sot në mbledhjen e 112 të qeverisë po bëjmë të ditur se aplikimin për në BE do ta bëjmë këtë javë”, ka deklaruar ai.

Kurti u shpreh se Kosova është radhitet në vendin e parë në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika