Rama jep lajmin e mirë, mbi 19 mijë fermerë përfitojnë naftë falas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar rreth rritjes së eksporteve bujqësore dhe pajisjes së 19 mijë e 412 fermerëve me kartën e naftës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur për rritjen e eksporteve bujqësore dhe pajisjen e 19 mijë e 412 fermerëve me kartën e naftës.

Kartat e naftës kanë një sasi prej 4,138,198 litrash, të cilat do të jenë të shfrytëzueshme nga fermerët për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

“Mirmëngjes, dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë” ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka bërë të ditur se sasinë e naftës së përcaktuar, fermerët mund ta tërheqin deri në datën 31 dhjetor 2023.

54 mijë fermerë kanë kërkuar që të punojnë tokën me naftën pa taksa, të gjithë fermerët e interesuar kanë pasur mundësi aplikimi nga data 20 mars deri më 11 prill 2023.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika