Rama nga Sarajeva: Të sigurohet lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës

Gjersa ka bërë të ditur se në Sarajevë pritet të bëhet hapja e ambasadës së Shqipërisë, kryeministri Rama ka bërë thirrje që qytetarëve të Kosovës t'u sigurohet lëvizja me kartë identiteti

Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama
Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

Kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bosnja dhe Hercegovina që qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’u mundësohet lëvizja me kartë identiteti.

Në një konferencë për media pas vizitës së tij në Bosnje-Hercegovinë, Rama ka deklaruar se pala shqiptare mbetet e interesuar në implementimin e plotë të marrëveshjeve të procesit të Berlinit.

“Nga ana tjetër nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe vende të tjera dhe unë ia thashë kryeministres që jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e procesit të Berlinit dhe, në radhë të parë ajo e lëvizjes së lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, të mundësohet, sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematikë të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka deklaruar Rama.

Rama ka bërë të ditur se në Sarajevë pritet të bëhet hapja e ambasadës së Shqipërisë.

“Ne dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu informova dhe kryeministren se jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje e Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen shumë mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara me Kushtetutën në ligjin për minoritetet e Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

Në kuadër të ditës së dytë të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarajevë.

Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Një ditë më parë, kryeministri Rama vizitoi Kosovën, me ç’rast takoi presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe jo kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit ka refuzuar të takohet me Ramën, për shkak të anulimit të dy mbledhjeve të dy qeverive.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika