Ramadani: Kjo është skuadra që dëshiroj ta fitoj titullin kampion në Superligën e Kosovës

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka thënë se dëshiron që Drita të fitojë këtë sezon titullin kampion në Superligën e Kosovës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Ramadani ka folur rreth rezultateve pozitive të Kombëtares së Shqipërisë dhe periudhës fantastike që po kalon te Lecce.

Teksa, gjithashtu tregoi se në futbollin e Kosovës është tifoz i Ferizajt, por titullin kampion në Superligë dëshiron ta fitojë Drita.

”Unë bëj tifo për qytetin tim, teksa më vjen keq për trajnerin Ismet sepse unë e shikoj skuadrën e Ferizajt sepse aty jam rritur dhe kam dalë nga aty, normalisht që bëj tifo për Ferizajn. Edhe një skuadër që dëshiroj ta fitoj titullin në Kosovë është Drita, sepse edhe tifozët ‘Intelektualët’ më shkruajnë gjithmonë dhe më përshëndesinm, kam qejf t’i shikoj gjithë mirë,” tha Ramadani.

Kujtojmë se 27-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave kosovare si Ferizaj, Drita dhe Prishtina.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika