Raporti 24-orësh: Tre raste dhune në familje në Prishtinë dhe Obiliq, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Foto ilustrim, dhuna në familje

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka evidentuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë ditës së enjte në Prishtinë dhe Obiliq.

Në një rast të raportuar në orën 02:45 në Prishtinë, një shtetase e Shqipërisë dhe ish-i dashuri i saj, një mashkull kosovar, janë përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshjeje. Të dy palët janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas iniciimit të procedurës dhe konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Obiliq, policia ka arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rasti i tretë i raportuar në Prishtinë rreth orës 14:30 ka përfshirë një viktimë femër dhe të dyshuarin mashkull kosovar, të cilët kanë deklaruar se kishin pasur një mosmarrëveshje familjare. Pas intervistimit, lënda është proceduar për trajtim të mëtejshëm në procedurë të rregullt.

Policia apelon për raportim të menjëhershëm të çfarëdo forme të dhunës në familje për të parandaluar përshkallëzimin e rasteve dhe mbrojtjen e viktimave.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika