Reperi Drake befason shqiptarët, shfaqet me flamurin kuqezi në këngën e re

Reperi i njohur, Drake është shfaqur në videoklipin e këngës së fundit me xhaketë të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë, gjithashtu në tekst të këngës ka përmendur kryeqytetin e Kosovës Prishtinën

Drake në videoxhirimin e këngës së tij "Polar Opposites"

Reperi i njohur kanadez, Drake sapo ka publikuar këngën e tij të re “Polar Opposites”, në videoklipin e së cilës shihet me xhaketë të kuqe me simbolin e shqiponjës së flamurit të Shqipërisë.

Siç duket në video, reperi Drake shfaqet duke lozur poker me shokët e tij, të cilët janë veshur me xhaketa të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë. Shqiponja njihet dhe është simbol kombëtar e etnik i Shqipërisë.

Megjithatë, ende nuk dihet se nga vjen inspirimi i Drake për këtë këngë dhe se çfarë e lidh atë me shqiptarët.

Teksa luan poker e shfaqet pranë tryezës së bilardos, Drake i këndon një vajze, e cila, sipas tekstit, i ka bërë bllok në çdo platformë sociale. Vajza, quhet Mariana, emër ky që tingëllon si emër shqiptar apo jo?!

“Duhej plane për të të kuptuar
Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjoni propagandën?
Ne sapo thyem akullin dhe tani ju të dy po largoheni
Isha i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lini motrën tuaj të jetë zëri i arsyes
Ose është teksti yt që po e lexoj gabimisht
Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese
Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë
E di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Bipolare, e papjekur”, thotë ai në tekstin e këngës.

Në një nga këngët e albumit, “Polar Opposites” ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon mbi qiellin e kuq.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3”, e cila kapi rekorde shikueshmërie.

Këngëtari me famë botërore ka njoftuar më herët se ka në plan të marrë pak kohë larg muzikës, për t’u fokusuar te shëndeti i tij.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika