Rizvanolli viziton shkollat në Gjakovë e Pejë, diskuton mbi rëndësinë e kursimit të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në kuadër të fushatës “Kurse Energjinë” ka vizituar shkollat “Yll Morina” në Gjakovë dhe “Dardania” në Pejë. Ministria e Ekonomisë njofton se qëllimi i kësaj fushate në shkolla është rritja e vetëdijes mbi kursimin e energjisë elektrike

Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli viziton shkollat në Gjakovë dhe Pejë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar shkollat “Yll Morina” në Gjakovë dhe “Dardania” në Pejë në kuadër të fushatës “Kurse Energjinë”, e cila është duke u zhvilluar në shkolla në të gjithë vendin.

“Qëllimi i fushatës në shkolla është rritja e vetëdijes, si dhe informatave konkrete, tek nxënësit mbi rëndësinë e kursimit dhe efiçiencës së energjisë, si dhe për mbrojtjen e mjedisit të vendit dhe të planetit”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Pamje nga vizita

Në njoftimin e ME-së thuhet se përpos bashkëbisedimeve, nxënësit kanë luajtur edhe lojën “Bingo” të efiçiencës së energjisë, përmes së cilës mësojnë mënyrat më efiçiente për të realizuar aktivitetet tona të përditshme, duke mbrojtur kështu burimet, e duke ndihmuar familjen dhe vendin.

“Edukimi i nxënësve mbi rëndësinë e kursimit të energjisë ndikon në krijimin e një brezi të ardhshëm të qytetarëve aktivë e të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit. Kjo ka ndikim afatgjatë në reduktimin e konsumit të energjisë dhe promovimin e efiçiencës e qëndrueshmërisë në sektor”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika