Rusia detyrohet t’i bashkojë njësitë e varfëruara

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se Rusia është detyruar t'i bashkojë njësitë e varfëruara në veri-lindje të Ukrainës

Ditët e fundit është raportuar për rritje të luftimeve në rajonin e Donbas-it, i cili përbëhet nga Donetsk-u dhe Luhansk-u. Një pjesë e këtij territori kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, përcjell “BBC NEWS”.

Por, raporti i fundit i intelegjencës i Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, ka thënë se forcat ruse ende përballen me “sfida të konsiderueshme”.

Ilustrim

Ky raport thotë se “Rusia është detyruar të bashkojë dhe ridislokojë njësi të varfëruara dhe të ndryshme, nga përparimet e dështuara në veri-lindje të Ukrainës, dhe shumë nga këto njësi mund të vuajnë nga morali i dobësuar”.

Në lidhje me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se “Rusia synon t’i korrigjojë çështjet që më parë kanë kufizuar pushtimin e saj, duke përqëndruar gjeografikisht fuqinë ushtarake, duke shkurtuar linjat e furnizimit dhe thjeshtuar komandën e kontrollin”.

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka shtuar se forcat ruse ende përballen me “mangësitë në koordinimin taktik” , “mungesë aftësie në nivel njësie” dhe “mbështetje të paqëndreshme ajrore”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika