Sela: Pritshmëritë tona janë që të fitojë Bujar Osmani

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë që pritshmëritë e tyre janë që të fitojë kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani

Ziadin Sela

Teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Partisë së Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tregon se ka votuar.

Sela tha se pritshmëritë i kanë që të fitojë kandidati për president, Bujar Osmani.

“Testi i parë është demokracia zgjedhje tjeter dhe demokracia zgjedhje të rregulta dhe kështu duket kjo ditë, zgjedhjet duken të qeta dhe të rregullta, shfrytëzova të drejten time si qytetar të votoj dhe mendoj që gjithcka do të shkojë si duhet,” tha ai.

E poashtu shtoi se fitorja do të ishte një kapitull i ri që do të bënte Maqedoninë të jetë edhe më demokratike.

“Pritshmëritë tona janë që do të fitojë kandidati që ne e përkrahim dhe kuptohet që më e rëndësishme se kjo fitore është koncepti dhe idesë që paraqet ky koalicion, duhet të jetë fitorja e idesë të zgjedhjes së presidentit dhe parlamentit ashtu sic ka edhe modelin, Maqedonia është në demokraci parlamentare dhe si e tillë na pret një betejë mbrapa që të arrijmë që presidenti i shtetit të zgjedhet në parlamentin me votat e deputetit dhe me shuimcën e dy të tretave ashtu sic është thënë në programin politik,” tha Sela.

“Kjo do të ishte një kapitull i ri një kauzë e re partiake e cila do të bëntë që Maqedonia të jetë më demokratike, më reale në dretim të përbërjes demokrafike që ka si shtet dhe kuptohet të gjithë komunitetet etnike të ndihen të përfaqësuar,” përfundoi Sela.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika