​Sërish s’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, opozita lëshon sallën

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare

Kuvendi i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo, pas dështimit që të mbahet debat parlamentar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se partia në pushtet nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Po ju informoj që ne si LDK dhe po ju bëjmë thirrje edhe partive politike opozitare, që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar që të trajtohet një dokument i rëndësishëm, siç ishte DASH-i, duke e parë po ashtu që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare, e që në fakt ministri (Hekuran Murati) na apostrofoi neve si fajtorë, që nuk është e vërtetë. Po harroni që sot është dita e 304-të që kemi sanksione dhe si e tillë i humb rëndësia edhe e vet marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij demolomi të parlamentarizmit dhe të jetës parlamentare këtu, andaj nga ky moment ne nuk qëndrojmë në sallë. Ju bëjë thirrje edhe partive të tjera opozitare që ta lëshojmë sallën dhe provoni reflektoni dhe t’i kthehemi normalitetit të jetës politike dhe institucionale në Kosovë”, deklaroi Selmanaj.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se nuk mund të trajtohen marrëveshjet ndërkombëtare, meqë nevojiten 80 deputetë të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se opozita po bllokon 300 milionë euro mjete nga marrëveshjet ndërkombëtare.

“Me keqardhje më duhet të them se në momentin kur deputeti Driton Selmanaj nga LDK paralajmëroi largimin e deputetëve të këtij grupi parlamentar nga salla, vetëm tre deputetë nga 16 sa janë ishin në sallë.

Ju lutem të jeni të hapur dhe të pranoni para qytetarëve të Kosovës dhe votuesve tuaj se nuk e kryeni këtë detyrë që e keni marrë, sepse dihet që për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, ikja nga përgjegjësia e deputetit, deputetes për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për zhbllokimin e 300 milionë eurove të bllokuara tash e gjashtë muaj në Kuvendin e Kosovës duhet të jetë me të vërtetë një peshë e përgjegjësisë”, u shpreh ajo. /kp

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika