SHBA-ja me paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Paketa e re e ndihmës nga Uashingtoni vjen në kohën kur Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit.

Në këtë foto të siguruar nga Zyra e Shtypit Presidenciale e Ukrainës, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, majtas, përshëndet Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, djathtas, përpara takimit të tyre në Kiev, Ukrainë, 14 maj 2024.

Shtetet e Bashkuara më 24 maj njoftuan për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në të cilën përfshihen municione, raketa, mina dhe municione të artilerisë.

Paketa e re e ndihmës nga Uashingtoni vjen në kohën kur Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022 – po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit.

Ukraina po përballet me luftime të ashpra në Harkiv që nga 10 maji, kur mijëra trupa ruse nisën ofensivën, duke bërë avancimet më të mëdha në 18 muaj.

“SHBA-ja njofton sot për një paketë të re me armë dhe pajisje për Ukrainën për të mbështetur popullin ukrainas, teksa ata mbrojnë shtetin e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Kjo paketë, në vlerë prej 275 milionë dollarësh, është pjesë e përpjekjes sonë për të ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmin e Rusisë afër Harkivit. Paketa përmban aftësitë urgjente” që i duhen Ukrainës, tha kryediplomati amerikan.

Muajin e kaluar, ligjvënësit amerikanë miratuan paketën e ndihmës për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarësh, pasi për disa muaj paketa kishte mbetur e bllokuar në Kongres. Forcat ukrainase kanë pësuar disfata në fushëbetejë për shkak të mungesës së municioneve.

Që atëherë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar dërgimin edhe të pesë paketave të ndihmës ushtarake për Ukrainën./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika