SHBA-ja mohon dhënien e informacioneve Ukrainës për anijen ‘’Moskva’’

Në një deklaratë të tij , sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby ka mohuar se i ka dhënë Ukrainës informacione për të fundosur anijen ruse 'Moskva'

Foto e publikuar më 18 prill, që tregon një zjarr në anijen luftarake ruse 'Moskva'

Pentagoni ka mohuar se i ka dhënë Ukrainës ”informacion specifik për shënjestrimin” për të fundosur ‘Moskva’, një kryqëzor rus me raketa të drejtuara që ishte flamuri i flotës së Moskës në Detin e Zi.

”Ne nuk i kemi dhënë Ukrainës informacione specifike për shënjestrimin e ‘Moskvës’ ”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të enjten mbrëma.

“Ne nuk ishim të përfshirë në vendimin e ukrainasve për të goditur anijen ose në operacionin që ata kryen. Ne nuk kishim njohuri paraprake për qëllimin e Ukrainës për të shënjestruar anijen.”

Ukraina pretendoi se e kishte goditur anijen me dy raketa Neptun, në mes të prillit.

Anija më pas u mbyt, ndërsa po tërhiqej në port për riparime. Rusia tha se dëmtimi i anijes ishte rezultat i shpërthimit të municioneve.

”Ukrainasit kanë aftësitë e tyre të inteligjencës për të gjurmuar dhe synuar anijet detare ruse, siç bënë në këtë rast”, shtoi Kirby.

John Kirby, sekretar i shtypit i Pentagonit

Kur Ukraina shënjestroi me sukses luftanijen e çmuar të Rusisë, muajin e kaluar, me raketa lundrimi kundër anijeve, thuhet nga CNN se ata patën një ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa burime të CNN, thonë se forcat ukrainase kishin pasur kontaktet e tyre me amerikanët për të marrë informacione për vendndodhjen e anijes ‘Moskva’.

Nuk është e qartë nëse SHBA-ja e dinte se Ukraina do të godiste anijen, prandaj , SHBA nuk ishte e përfshirë në atë vendim, thanë burimet.

Anija u mbyt pasi u godit nga dy raketa ukrainase më 14 prill, duke i dhënë një goditje të madhe ushtrisë ruse.

Episodi, i raportuar për herë të parë nga NBC News, pasqyron qëndrimin gjithnjë e më të prirur përpara të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, kur bëhet fjalë për ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, pjesë e një ndryshimi më të gjerë të politikës drejt ndihmës së Ukrainës, për të mposhtur Rusinë me vendosmëri në fushën e betejës dhe për të dobësuar ndjeshëm ushtrinë e saj.

Por gjithashtu, ngre pyetje se cilat janë linjat e kuqe të SHBA-së dhe Rusisë, kur bëhet fjalë për mbështetjen ushtarake të SHBA-së për Ukrainën.

Thuhet se Shtetet e Bashkuara për muaj të tërë u kanë ofruar forcave ukrainase informacione për lëvizjet e trupave ruse brenda Ukrainës, duke përfshirë komunikimet e përgjuara rreth planifikimit ushtarak rus. Ai gjithashtu i siguron Ukrainës informacione të ndërgjegjësimit detar, për t’i lejuar ata të kuptojnë më mirë kërcënimin e paraqitur nga anijet ruse në Detin e Zi, shumë prej të cilave po lëshojnë raketa në territorin ukrainas.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika