SHBA-ja nis trajnimin e ukrainasve për tanket Abrams

Sipas SHBA-së, rreth 250 pjesëtarë të forcave të Ukrainës do të marrin pjesë në trajnimet për tanke. Disa prej tyre do të mësojnë se si të operojnë me tanket, ndërkaq të tjerët do të mësojnë se si t’i riparojnë dhe mirëmbajnë ato

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin trajnimin e forcave ukrainase se si të përdorin dhe mirëmbajnë tanket Abrams, teksa po bën përpjekje që tanket amerikane të jenë në frontin e luftës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vendimi është marrë pas takimit të liderëve të mbrojtjes në bazën Ramstein në Gjermani. Ky takim është bërë për koordinim të dërgesave të armatimit dhe pajisjeve tjera në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, 31 tanke do të arrijnë në Gjermani në fund të muajit maj, ndërkaq ushtarët ukrainas do të nisin trajnimin dy javë më vonë. Zyrtarët kanë thënë se trajnimi do të zgjasë së paku 10 javë.

Tanket e stërvitjes nuk do të jetë ato që do t’i dhurohen Ukrainës për përdorim në luftën kundër Rusisë. Ata do të stërviten me tanket 31 M1A1.

Sipas SHBA-së, rreth 250 pjesëtarë të forcave të Ukrainës do të marrin pjesë në trajnimet për tanke.

Disa prej tyre do të mësojnë se si të operojnë me tanket, ndërkaq të tjerët do të mësojnë se si t’i riparojnë dhe mirëmbajnë ato. Brenda 10 javëve ukrainasit do të mësojnë se si të luftojnë dhe manovrojnë me tanket.

Deri më tani SHBA-ja ka stërvitur 8 mijë e 800 ushtarë ukrainas, të cilët veçse janë kthyer në frontin e luftës, ndërkaq rreth 2 mijë e 500 të tjerë aktualisht janë duke u stërvitur nga ushtria amerikane. Stërvitjet kanë përfshirë përdorimin bazë të armëve dhe si të kryejnë operacionet në luftë.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, në muajin janar kishte njoftuar se do të dërgonte tanket Abrams në Ukrainë – ani pse me muaj të tërë kishte insistuar se këto tanke janë shumë të komplikuara dhe vështirë për t’u mirëmbajtur.

Vendimi për dërgimin e tyre u mor pas presionit të madh që i hapi rrugë Gjermanisë për të dërguar tanket e veta Leopard 2 në frontin e luftës dhe për t’ia lejuar Polonisë dhe shteteve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

Nën presionin e madh të Ukrainës dhe shteteve tjera që Ukraina të armatoset me tanke, administrata e Bidenit në muajin mars ka njoftuar se do të përshpejtojë dërgimin e tankeve në Ukrainë. Qëllimi është që tanket e fuqishme në zonën e luftës të arrijnë deri në vjeshtën e vitit 2023.

SHBA-ja e bëri të qartë gjithashtu në atë kohë se do të fillonte trajnimin e forcave ukrainase për mënyrën e përdorimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të tankeve dhe se udhëzimi do të përkonte me rinovimin e tankeve, në mënyrë që të dy të ishin gati për betejë në të njëjtën kohë.

Në të njëjtën kohë Pentagoni duhet të sigurohet që forcat ukrainase të kenë një zinxhir furnizimi adekuat për të gjitha pjesët e nevojshme për të mbajtur tanket në funksion.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka deklaruar të premten se kushtet e tokës së butë dhe balta në pjesën më të madhe të Ukrainës ka të ngjarë të ngadalësojnë operacionet për të dyja palët në konflikt.

Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me dronët Shahed të prodhuar nga Irani, ka njoftuar të premten ushtria ukrainase.

Rusia lëshoi rreth 10 dronë në objektivat e Ukrainës, dhe tetë prej tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika