Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi së kërkuari njohjen e Kosovës nga shteti spanjoll

Lidhur me këtë çështje ka folur liderja e deputetëve katalunas në Parlamentin e Spanjës, Miriam Nogueras

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Qeveria spanjolle.

Lidhur me këtë çështje ka folur liderja e deputetëve katalunas në Parlamentin e Spanjës, Miriam Nogueras, e cila ka treguar se aktualisht nismën janë duke e përkrahur partitë katalane, baske dhe galiciane dhe se qëndrimi i partive spanjolle rreth njohjes së Kosovës mbetet i njëjtë.

“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galiciane. Nuk mund të them të njëjtën gjë për partitë politike spanjolle. Do të negociojmë deri në minutën e fundit”, ka thënë Nogueras, në një intervistë për gazetën “Express”.

Ajo thotë se qëndrimi refuzues spanjoll për njohjen e Kosovës lidhet me frikën se mund jetë një precedent për njohjen e mundshme të një shteti të pavarur Katalan nga vende të tjera.

“Partia Socialiste e z. Sanchez nuk ka shprehur ndonjë qëllim për të mbështetur iniciativën. Ata kanë të njëjtin qëndrim si partia Konservatore PP. Në përgjithësi, për partitë spanjolle kjo është një çështje Shteti, një lloj vije të kuqe. Ata mendojnë se çdo njohje e pavarësisë së Kosovës mund të jetë një precedent për njohjen e mundshme të një shteti të pavarur Katalan nga vende të tjera. Kjo është frika e vërtetë pas qëndrimit të partive politike spanjolle”, ka shtuar ajo.

Nogueras ka treguar se propozimi që kërkon nga Qeveria e Spanjës njohjen e Kosovës mund të kalojë në Parlament me një shumicë të thjeshtë, megjithatë sqaron se vetëm Qeveria e Spanjës mund të marrë vendim për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Liderja e deputetëve katalunas ka thënë se s’do të ndalen se kërkuari përkrahje për nismën e tyre deri në minutën e fundit dhe shton se do të vazhdojnë të kërkojnë njohjen e Kosovës edhe pas votimit që do ndodh më 25 qerhsor duke qenë se e konisderojnë si çështje vlerash dhe parimesh politike për respektimin e të drejtës për vetëvendosje për të gjitha kombet.

Qëndrimi i “Junts” ka qenë gjithmonë në favor të njohjes së Kosovës si një shtet i pavarur. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve kemi pasur një pozicion aktiv në këtë çështje në të gjitha institucionet ku jemi të pranishëm: Parlamenti Evropian, Parlamenti Katalanas dhe Parlamenti Spanjoll. Në Parlamentin Evropian, më lejoni t’ju kujtoj se Presidenti Carles Puigdemont, si eurodeputet, në Bruksel ka qenë vazhdimisht duke shtyrë Spanjën për të ndjekur rrugën e shumë vendeve të tjera anëtare të BE-së për të njohur Kosovën si një vend të pavarur.

Ne do të vazhdojmë të shtyjmë për njohjen e Kosovës pas votimit të javës së ardhshme, pasi kjo është padyshim një çështje e drejtë. Për ne kjo është një çështje vlerash dhe parimesh politike: respektimi i të drejtës për vetëvendosje për të gjitha kombet”, ka thënë ndër të tjera liderja e deputetëve katalunas.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika