Shfaqja “Provo edhe njëherë Sam” fiton vendin e parë në Festivalin e Komedisë në Mitrovicë

Ka përfunduar edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit të Komedisë në Mitrovicë. Teatrot nga Presheva, Shkodra, Kumanova, Suhareka, Prizreni dhe Mitrovica ishin pjesëmarrëse, nga të cilat komedia e teatrit të Prizrenit “Provo edhe njëherë Sam” ka fituar çmimin kryesor

Shfaqja "Provo edhe njëherë Sam” në regji të Ilir Bokshit, fitues të çmimit kryesor

Në edicionin e 12-të të Festivalit Tradicional të Komedisë në Mitrovicë, shfaqja “Provo edhe njëherë Sam” në regji të Ilir Bokshit ka fituar çmimin kryesor, ngjarje e cila ka zgjatur për gjashtë ditë me radhë, nga data 24 deri më 29 tetor.

Në këtë festival kanë marrë pjesë trupat teatrore nga Presheva, Shkodra, Kumanova, Suhareka, Prizreni dhe Mitrovica.

Gjatë këtyre netëve janë shafqur gjashtë komedi të cilat iu kanë mundësuar qytetarëve të Mitrovicës të fekuentojnë teatrin më shumë se çdo herë tjetër.

Komedia “Provo edhe njëherë Sam” e përgatitur nga Teatri i qytetit të Prizrenit, nga autori Woody Allen dhe në regji të Ilir Bokshit i cili është paraqitur të shtunën në mbrëmje të 29 tetorit, natën e fundit të Festivalit të Komedisë në Mitrovicë ka përmbyllur festivalin dhe duke rrëmbyer edhe çmimin kryesor të festivalit.

Në kuadër të kësaj ngjarje kulturore janë dhënë edhe çmime të tjera nga juria profesionale.

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë

Çmimi i Publikut, Skenografia më e mirë, Aktorja më e mirë jo-protagoniste, Aktori më i mirë jo-protagonist, Aktorja më e mirë Protagoniste, Aktori më i mirë Protagonist dhe Regjia më e mirë ishin çmimet me të cilat u nderuan artistët.

Ndërsa, kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza së bashku me drejtoreshën e DKRS-së, Valdete Idrizi ndanë çmimet kryesore për artistët dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e edicionit të dymbëdhjetë të Festivalit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika