Shkatërrohet një laborator droge në Leposaviq, një person arrestohet e një tjetër në kërkim

"Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit".

Policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator droge në Leposaviqit, teksa në lidhje me këtë rast është arrestuar një person dhe një tjetër është në krim.

Siç thuhet në njoftim, operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit, një pushkë gjuetie me gjithsej 43 fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit ( si, poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.).

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga tereni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot me datën 07.05.2024, nën asistimin e zyrtarëve policorë nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviq kanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli në fshatin Miokovicë të Leposaviqit, Mitrovicë veri. Bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit.

Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej (43) fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.), si dhe një jakne e Policisë së Kosovës. Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij, nga bimët merren disa mostra që do të dërgohen në laborator, kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen.

I dyshuari me inicialet (M.I.) me aktvendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër me iniciale (S.S) është në kërkim të Policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga antidroga e (DHTN) Mitrovicë, veri.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika