Shtatë vjet nga nënshkrimi i MSA-së midis BE-së dhe Kosovës

Janë bërë shtatë vjet që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, e cila është marrëveshja e parë kontraktuale midis dy palëve.

Kjo marrëveshje paraqet një fillim të ri që i hap rrugë, përshpejton dhe e forcon procesin e integrimit evropian me qëllim të anëtarësimit në BE.

Dobitë e shumta që sjell kjo marrëveshje, prekin rrafshet politike dhe ekonomike, që si rezultat do të ndikojnë në përmirësimin e institucioneve dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Në aspektin politik, sipas kësaj marrëveshjeje, qeveria e Kosovës merr përsipër që të zbatojë një agjendë ambicioze të reformave, të drejtuara nga zhvillimi ekonomik, politik dhe social.

Ndërkaq, në anën tjetër, bazuar në këtë marrëveshje, BE-ja ishte zotuar që t’i mundësojë Kosovës të gjitha instrumentet që ka në dispozicion në mënyrë që Kosovë të përmbushë kriteret e anëtarësimit.

Si u bë miratimi i marrëveshjes, kush e kishte votuar e kush jo?

Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, në vitin 2015 kishte miratuar ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, gjatë arsyetimit të projektligjit, kishte thënë se kjo marrëveshje paraqet hapin e parë dhe më të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të saj në BE.

E konsideronte të rëndësishëm për shkak se, siç thoshte Çollaku, pavarësisht, faktit se pesë vendet anëtarë të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, kjo marrëveshje u bë.

Që sipas tij, nënkuptonte se, shteti i Kosovës në BE nuk kontestohej nga askush.

“Kjo marrëveshje është e ngjashme me ato që kanë nënshkruar vendet e rajonit. Është e pamohueshme që ne jemi rast më specifik, por nuk duhet harruar që janë pesë shtete të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, por ato kanë pranuar që vendit tonë mos t’i mohohet e drejta për në rrugën drejt BE-së”, kishte deklaruar Çollaku.

Ndryshe, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demorkatike të Kosovës, që në atë kohë kishin lidhur koalicion qeveritar, këtë marrëveshje e kishin vlerësuar si arritja më e madhe që nga shpallja e pavarësisë.

Ndonëse nuk ishte mbështetur nga partitë opozitare në atë kohë, ratifikimi i MSA-së ishte përkrahur nga Lista Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kishin qëndrime të përafërta lidhur me këtë marrëveshje. Madje, pas arsyetimit se pse nuk e mbështetin këtë marrëveshje, ata kishin lëshuar sallën e kuvendit.

Ratifikimi i MSA-së ishte përshëndetur edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila përmes një deklrate me shkrim, këtë marrëveshje e kishte cilësuar si një hap përcaktues të rrugës së pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Ndryshe, marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në ishte nënshkruar në Strasburg të Francës.

Ky program është dokumenti kryesor nacional i politikave për aderim në BE dhe qëllimi parësor i programit është përmbushja e detyrimeve të MSA-së brenda afateve të parapara me këtë marrëveshje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika