Shtëpia u kaplua nga flakët, humb jetën 52 vjeçari në Shkodër

Ngjarje e rëndë në Shkodër, një shtëpi u kaplua nga flakët ku pronari i banesës humbi jetën

Foto Ilustrim

Gjatë mesnatës një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.

Një shtëpi u shkrumbua nga flakët, pasi zjarri thuhet të ketë rënë aksidentalisht.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në lagjen “Zogaj”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesë. Pronari i shtëpisë J.Ç 52 vjeç nuk ka arritur të dilte në kohë nga banesa, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën,” raporton TopChannel.

Bashkëshortja e 52 vjeçarit ka arritur të dalë nga vendngjarja duke shpëtuar pa dëmtime.

Ndërsa, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika