Shumë shtëpi vërshohen nga uji në Rahovec

Vërshimet që prekën komunën e Gjakovës dhe Rahovecit kanë shkaktuar dëme materiale përfshirë dhe shkollën e fshatit, e cila nuk është shfrytëzuar tash e dy javë për shkak të grevës në arsim

Pamje nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

Shiu i madh që ra natën e së premtes ka lënë pa gjumë dhjetëra familje të fshatit Sopniq në Rahovec.

Kjo jo vetëm si pasojë e vetëtimave dhe shqetësimit, por si shkak i vërshimeve të cilat arritën deri në dhomat e tyre të gjumit, duke i detyruar t’i lëshojnë shtëpitë.

Kjo është gjendja e shtëpisë së Hajrije Morinës e cila aktualisht është e pabanueshme. Ajo teksa rrëfen momentin kur përpiqeshin t’i shpëtonin fëmijët, nuk arrin t’i mbajë lotët.

Gjendja e shtëpisë së banores së fshatit Sopniq, Hajrije Morina

Gjithçka tashmë është e vërshuar nga uji. Të gjithë familjarët përpiqen t’i minimizojnë dëmet që thonë se nuk i pësojnë për herë të parë.

Banore e fshatit Sopniq, Hajrie Morina

Hiç më mirë nuk është situata as në shtëpinë e Agron Morinës.

Banor i fshatit Sopniq, Agron Mustafa

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shkollën e fshatit, e cila nuk është shfrytëzuar tash e dy javë për shkak të grevës në arsim. Por nëse greva ndërpritet, 110 nxënësit e kësaj shkolle nuk do të mund të zhvillojnë mësimin, pasi uji arriti deri në korridoret e klasat e tyre.

Pamje nga shkollla e fshatit Sopniq të Rahovecit

Xhafer Gashi, drejtor i shkollës në fshatin Sopniq të Rahovecit ka thënë se do të kërkojë ndihmë nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e shkollës, në mënyrë që të fillojë procesi mësimor.

Xhafer Gashi, drejtori i shkollës së fshatit Sopniq të Rahovecit

Në anën tjetër, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë per RTV Dukagjini se dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë të mëdha.

Në një deklaratë me telefon Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit ka thënë “Ka dëme të mëdha në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Tash ne e mabjtën një mbledhje të shtabit emergjent e kemi mbajtur tash shohim çka mund të bëjmë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e Qeverisë. Nuk ka pas nevojë për me zhvendos familje, dëmet janë kryesisht materiale”.

Lidhja telefonike me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Para disa javësh kishin nisur punime në këto fshatra për zgjerimin e shtratit të lumit, por ato më pas janë ndërprerë pasi punëkryesi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika