Sipas rezultateve preliminare, Erdogan sërish president i Turqisë

Në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që përfaqëson një sprovë të fortë për udhëheqjen prej afro dy dekadash të presidentit Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Me pothuajse 100 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka fituar 52.05 për qind të votave, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anandolu. Kundërkandidati i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar 47.85 për qind të votave.

Deri më tani janë hapur 99.54 për qind të kutive.

Pjesëmarrja në votime ishte 85.51 për qind.

Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjodhën midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë.

Dy kandidatët kanë përqendruar fushatën për balotazh në përpjekjet për të bindur rreth 8 milionë votues, që nuk votuan në rundin e parë të zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e 14 majit, përveç zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën edhe ato parlamentare, dhe partia e Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) fitoi shumicën parlamentare.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika