Stuhitë në Evropë – mbyten 12 persona, tre prej tyre fëmijë

Gjatë kësaj periushe, në Evropën jugore dhe qendrore ka pasur stuhi, nga të cilat u mbytën 12 persona, tre prej tyre ishin fëmijë. Stuhitë ishin të raportuara në Itali, Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.

Gjendja e varkave në ishullin Korsikë, Spanjë pas stuhisë. Foto: BBC.

Stuhitë e fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke mbytur të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë. Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.

Stuhitë pasojnë pas javëve të nxehta dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit. Në Korsikë, erërat që frynë deri në 224 km/, të cilat dëmtuan shtëpitë e lëvizshme. Autoritetet franceze thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping.

Një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua 72-vjeçare u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh. Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në det.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin tha se 20 persona ishin plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Stuhitë ekstreme janë bërë më të shpeshta kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike. Dëshmitarët e stuhive thanë se ato ishin krejtësisht të papritura dhe nuk u dha asnjë paralajmërim.

Pushuesit duke mbledhur gjërat nga tendat pas stuhisë në ishullin Korsikë, Spanjë. Foto: BBC.

“Nuk kemi parë kurrë stuhi kaq të mëdha si kjo, do të mendonit se ishte një stuhi tropikale”, tha pronari i restorantit Cedric Boell për agjencinë e lajmeve Reuters. Në kontinentin francez, disa zona jugore u goditën nga ndërprerjet e energjisë dhe rrugët u përmbytën në qytetin e dytë të vendit, Marsejë, raporton BBC.

Katër mënyra se si ndryshimi i klimës po ndikon në mot

Ndërkohë në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës.

Vendpushimet bregdetare në Toskanë dhe më në veri në Liguria u dëmtuan nga stuhitë. Udhëheqësi rajonal i Toskanës Eugenio Giani postoi një video të një rrote ferrisi që rrotullohej jashtë kontrollit në erërat e forta në Piombino.

Por në Italinë jugore vazhdoi vala e të nxehtit, me temperatura deri në 40 gradë Celsius të regjistruara në Siçili. Dhe përtej Detit Mesdhe në Algjeri, të paktën 38 njerëz kanë vdekur nga zjarret në pyje.

Shumë pjesë të Evropës kanë parë javë me mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë.

Ngjarjet ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit dhe stuhitë, janë bërë më intensive dhe më të shpeshta vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika