“Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar krerët e vendit për përdorimin e retorikës së sulmit nga Serbia si një mjet për të mbuluar dështimet e brendshme, duke theksuar se kjo taktikë po zhvillon një narrativë që mund të çojë në tensione të panevojshme dhe pengojë zgjidhjen e problemeve reale të vendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, deklaratat e fundit të krerëve të shtetit për sulme të mundshme nga Serbia i ka vlerësuar si njëfarsë që synon t’i mbulojë problemet e brendshme të vendit.

Sipas Hazirit, shpallja e një mundësie të sulmit nga Serbia është një përpjekje për të devijuar vëmendjen publike nga dështimet e brendshme të Kosovës, ndërkohë që ajo vetë shihet si një vend destabilizues në Ballkan.

Ai ka theksuar se rasti i Banjskës në Leposaviq, i cili ka sponsorizim nga Serbia, është një shembull i bojkotit të zyrtarëve serbë dhe protestave të dhunshme.

“Përderisa nuk kemi marrëdhënie të normalizuara me Serbinë, si i vetmi problem i hapur që Kosova e ka dhe problemi më i madh në Ballkanin perëndimor gjithmonë është një kërcënim destabilizues si burim që vjen prej Serbisë. Rasti i fshatit Banjska në Leposaviq që ka sponsor si Serbia që jo vetëm që mbështesin akte të tilla, por edhe strehojnë, por Kosova gjithmonë ka bërë dallimin më e përpjek për paqe”, ka thënë Haziri në intervistë për EO.

Haziri ka shprehur dyshime në lidhje me deklaratat e kryetarit të shtetit dhe kryeministrit, duke i quajtur ato pjesë e një përpjekje për manipulim dhe devijim të vëmendjes nga problemet reale të vendit.

Ai ka theksuar se, përderisa nuk ka marrëdhënie të normalizuara me Serbinë, kërcënimi i destabilizimit vjen nga Serbia dhe se Kosova gjithmonë ka pasuar një qëndrim për paqe.

Lexo edhe: INTERVISTË I Lutfi Haziri: 2023-ta, vit i humbur me tensione politike

Haziri gjithashtu ka kritikuar përdorimin e retorikës së luftës si një mjet për t’i mbuluar problemet e brendshme, duke shtuar se ky qëndrim frikëson mërgimtarët, investitorët dhe bizneset.

“Kur harxhohen mjetet tjera, kryengritjet kanë qenë legjitime, por edhe të flasësh pas 24 viteve pas fitores së luftës së madhe çlirimtare edhe të rezistencës paqësore që e kemi pasur përmes NATO-s këtë rast, për luftë është më shumë më kamuflua probleme të brendshme, është mbi fatkeqësitë që ka Mitrovica si komunë amë me krejt regjionin e vet deri në kufi me Serbinë, kjo më së shumti frikëson njerëzit në mërgim, investitorët e edhe bizneset, sepse kur përmend çdo ditë luftë, sikur ajo që thuhet se ‘çka i lutesh zotit mundet edhe me ta dhanë’”, ka deklaruar tutje Haziri.

Ai ka potencuar se është e rëndësishme të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe të mos lejojmë që retorika e luftës të pengojë zhvillimin dhe stabilitetin në vend.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika