Sulmi në Banjskë, Radev: Shprehim shqetësimin tonë, politika e BE-së të jetë objektive

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka thënë se përjashtojnë kategorikisht provokimet e armatosura dhe dhunën. Radev ka deklaruar se politika e Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë transparente dhe objektive

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në konferencën për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Prishtinë, 22.12.2023

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar edhe për situatën në veri të vendit dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Radev ka thënë se shprehin shqetësim për situatën në veri dhe ka kërkuar që t’i pranohet keqardhja e tyre për vrasjen e rreshterit policorit dhe heroit, Afrim Bunjaku.

“Ne kategorikisht përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën. Ne shprehim edhe shqetësim për situatën në veri të Kosovës. Pranoni keqardhjen tonë për faktin se një polic i Kosovës humbi jetën gjatë ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë”, ka thënë presidenti i Bullgarisë.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ketë një rol aktiv në dialogun intensiv dhe se politika e saj duhet të jetë objektive.

“Gjithashtu, ne ngulim këmbë që BE-ja të ketë një rol aktiv në dialogun intensiv për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të gjithë që garantojnë sigurinë dhe stabilitetin. Politika e BE-së duhet të jetë transparente dhe objektive”, ka thënë tutje presidenti bullgar.

Radev është shprehur se dialogu dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara është e ardhmja e vetme në rajonin tonë.

“Sa i përket Bullgarisë, ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht zbatimin e gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri tani. Mendoj se kjo është e vetmja rrugë dhe e ardhmja e vetme e regjionit tonë”, ka shtuar Radev.

Më tej, presidenti Radev ka thënë se gjatë këtij takimi kanë shqyrtuar masa dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve në energjetikë, investime, bujqësi, arsim, shkencë, kulturë dhe turizëm.

Lexo dhe: Presidenti i Bullgarisë: Shqyrtuam masa konkrete për thellimin e marrëdhënieve tona në energjetikë e arsim

Presidenti i Bullgarisë ka deklaruar se është e rëndësishme që të zgjerohet baza juridike e bashkëpunimit me marrëveshje të reja në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

“Ne ndajmë bindjen se me gjithë tendencën pozitive të shkëmbimit të mallrave në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, akoma ka potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e ardhshëm. Prandaj, ka shumë rëndësi që të aktualizojmë një pjesë të memorandumeve tashmë të lidhura dhe të zgjerojmë bazën juridike të bashkëpunimit me marrëveshje të reja“, ka vijuar Radev.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika