Szunyog për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare: Kosova e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian

“Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”, kështu u shpreh pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare që ndodhi në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka të bëjë me një hap të rëndësishëm dhe, sipas tij, “është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”.

Szunyog është shprehur se ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare që ndodhi sot, ka të bëjë edhe me përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e  Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se marrëveshjet do të ndihmojnë edhe në njohjen e kualifikimeve.

“Këto tri marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda #Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar gjithashtu ai në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika