Tahiri: 28 nëntori i dha vulë të drejtës sonë historike

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së përbashkët të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë mes dy vendeve, ka thënë se 28 nëntori i ka dhënë vulën vulë të drejtës sonë historike për të qenë e për tu bërë komb i lirë e i pavarur

Abelard Tahiri, PDK, në mbledhjen e përbashkër mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 28 nëntori i dha vulë të drejtës sonë historike.

“28 Nëntori i Skënderbeut si themel, Ismail Qemajlit si projekt dhe i UÇK-së e Adem Jasharit si akt përmbyllës, janë tre 28 nëntor brenda një përpjekje, që i kanë dhënë vulë të drejtës sonë historike, për të qenë e për tu bërë komb i lirë e i pavarur”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa ka shtuar se populli shqiptar 110 pas pavarësisë së Shqipërisë dhe 23 vjet pas Kosovës së lirë e ka të qartë të ardhmen por që sfidat vazhdojnë të jenë përreth.

Ndër të tjera ka theksuar faktin se në përpjekje për të njollosur historinë e luftës për liri, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarë të tjerë janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

“Të bashkuar e për të ardhmen si bashkim me zemër, në progres, zhvillim e perspektivë, këtyre sfidave do iu bëjmë ballë së bashku”, ka vijuar ai.

Teksa ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë me rastin e Festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika