Tahiri: Rritja e taksave është instrument i përhapjes së varfërisë

“Rritja e taksave është instrument i përhapjes dhe përshkallëzimit të varfërisë. Ndalni eksperimentet”, kështu i është drejtuar Qeverisë, shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se rritja e taksave është instrument i përhapjes dhe përshkallëzimit të varfërisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se një ekonomi e vogël nuk e ka luksin e vendosjes së taksave të larta, pasi sipas tij, nuk ofron atraksion dhe kokurrueshmëri me askënd.

“Kur këto i mungojnë një qeverisje, rritja e taksave është instrument i përhapjes dhe përshkallëzimit të varfërisë. Një ekonomi e vogël nuk e ka luksin e vendosjes së taksave të larta, sepse nuk ofron kurrfarë atraksioni dhe konkurrushmërie me askënd”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka ngritur një thirrje drejt Qeverisë, duke iu drejtuar me fjalët “Ndalni eksperimentet”.

Ndër të tjera, ai ka këshilluar Qeverinë se kur mund t’i përdorë taksat e kur jo.

“Një ekonomie normale, qeverisë i lejohet t’i përdorë taksat si instrument, rritjen e tyre, në këto raste: a) ka zhvillim ekonomik; b) kur ka rritje të nivelit të punësimit dhe të ardhurave; c) kur ka bilanc pozitiv tregtar të shoqëruar me investime dhe prodhmtari, thjeshtë kur trendet sinjalizojnë zhvillim”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika