Tevide Imeri zgjidhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

Të premten, Tevide Imeri është zgjedhur kryetare e Federatës Sindikale së Shëndetësisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, FSSHK ka njoftuar se në pozitën e nënkryetarit do të jenë Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues.

Gjithsej, për zgjedhjen e udhëheqësisë së re të federatës kanë votuar për 111 delegatë, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

“Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm: Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve, Rezoluta për Komitetin e Gruas, Rezoluta për Komitetin Rinor”, thuhet në njoftimin për media.

Javën e ardhshme, Imeri do ta pranojë detyrën nga Blerim Syla, tashmë ish-udhëheqësi i FSSHK-së.

Mandati i kryetarit të FSSHK-së është pesëvjeçar.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika