Thaçi për Izet Mexhitin: Dikur kërkonte ndihmë prej meje për një rast korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë nuk mund ta akuzojnë atë për lista të zeza persona që kanë qasje familjare në “korrupsion masiv”.

Thaçi ka treguar se si kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoni të Veriut, Izet Mexhiti, – që është pjesë e opozitës shqiptare, VLEN – i ka “kërkuar” të ndërhyjë një një rast ‘të korrupsionit masiv”.

“Opozitën në këto zgjedhje e kam të rrejshme. Izeti i ngatërron gjërat, ai ka qef të më lidh me lista të zeza në këto listat modern për korrupsion, kjo është e qartë. Babai i Izet Mexhitit, është i arrestuar në vitin 2007 për korrupsion masiv. Izeti erdhi te unë t’i them Sasho Mijallkovit dhe Gruevskit t’i them të bëjnë diçka. Kryetari i Komunës së Cairit, Visar Ganiu, ka kërkuar ndihmë për bashkëshorten e tij për shkak të diplomës fallco”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi iu ka përgjigjur edhe kritikave se ka bërë koalicion me BDI-në e Ali Ahmeti, duke thënë se se PDSh-ja dy herë e ka përkrahur BDI-në zgjedhje lokale.

Prandaj sipas Thaçit, bashkëpunimi i partisë së tij me Frontin Evropian është i duhuri.

“Kam pritur që kritikohem për koalicionin tonë me BDI-në, me Frontin Evropian. Mirëpo kësi bashkëpunime ka pasur edhe në Gjermani, edhe në Greqi edhe në Kosovë. PDSH-ja dy herë në zgjedhje lokale e ka mbështetur BDI-në, ka qenë përkrahje e hapur dhe transparente. Kjo PDSH është vendimmarrëse në këto qeveri, sepse ju e dini që kur u bë numri 60, u bënë 61. Pas zgjedhjeve presidenciale pres që te fillojmë t’i nxjerrim ato programet parlamentare, ta diskutojmë çështjen e kushtetutës, të diskutojmë për ekonomi, të diskutojmë për oferta konkrete e jo gjithmonë për tema për tërë Ballkanin”, ka thënë Thaçi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika