Turqia thotë se i “neutralizoi” 26 militantë në Siri, dy në Turqi

Autoritetet turke kanë njoftuar se Forcat e Sigurisë të Turqisë i kanë vazhduar të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë

Tym i zi në qytetin e Sirisë verilindore, Qamishli, i cili kontrollohet nga kurdët, 5 tetor 2023. Foto: Reuters

Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara.

Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiq në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja.

Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Siç ka ndodhur në Irak, të gjitha aftësitë dhe burimet e të hyrave të organizatës terroriste në Siri do të vazhdojnë të shkatërrohen në mënyrë sistematike”, tha Ministria e Jashtme turke.

Në Turqi, dy militantët të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) u “neutralizuan” në provincën lindore Agri, gjatë një përleshjeje me njësitë ushtarake të cilat po e kryenin një operacion me ndihmën e një droni dhe një helikopteri, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se policia i arrestoi 75 njerëz të dyshuar për lidhje me PPK-në gjatë një operacioni në 11 provinca.

PPK-ja e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të së dielës në Ankara, ku u vranë të dy sulmuesit dhe u plagosën dy oficerë të policisë.

Turqia tha se sulmuesit erdhën nga Siria, por kjo u mohua nga forcat siriane. /REL

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika