Ukraina e çliron një fshat strategjik, derisa sulmet vdekjeprurëse ruse ndaj civilëve po vazhdojnë

Forcat ukrainase duke qëlluar me artileri drejt caqeve ruse afër Bakhmutit. 13 prill 2023, Reuters.

Ushtria ukrainase ka thënë të martën se forcat e saj e kanë çliruar një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muajve luftimesh të ashpra, derisa Rusia po i vazhdon sulmet me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha më 22 gusht se trupat ukrainase e kanë çliruar Robotinin, një fshat që gjendet përgjatë një rruge të rëndësishme, e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhja.

Melitopoli, i njohur si “porta drejt Krimesë”, u uzurpua nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditësh luftime të ashpra.

“Ushtarët e brigadës së 47-të e çliruan Robotinen”, Maliar shkroi në Telegram, shkruan
REL.

Brigada e 47-të e postoi një video online, në të cilën, shihen gra të përlotura duke i përshëndetur ushtarët ukrainas, si dhe tha se është duke e organizuar evakuimin e civilëve nga fshati.

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (IASL) konfirmoi se trupat ukrainase kanë arritur “sukses të madh taktik” në Robotin më 20 dhe 21 gusht.

Nëse forcat ukrainase përparojnë dhe e çlirojnë Melitopolin, i cili ndodhet në mes të dy autostradave të rëndësishme dhe një stacioni të madh hekurudhor, mund ta përdorin këtë qytet si trampolinë për ta çliruar tërë rajonin Zaporizhja.

Ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë raportuan më 22 gusht për disa sulme ruse me dronë dhe raketa në Çernihiv, Zaporizhja, Krivi Rih dhe Kupiansk, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se i ka zmbrapsur sulmet me dronë ndaj Moskës dhe rajoneve Briansk, derisa i mbylli përkohësisht tri aeroporte në kryeqytet.

Në rajonin e Çernihivit, një burrë u vra nga granatimet ruse, tha guvernatori Vyacheslav Chaus. Më 19 gusht, të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 129 të tjerë u plagosën nga një sulm rus me raketë në këtë qytet.

Po ashtu, më 22 gusht, një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan nga një sulm rus me raketë në Krivi Rih, tha guvernatori Serhiy Lysak në Telegram.

Rusia e sulmoi edhe qytetin Zaporizhja gjatë natës, duke shkaktuar dëme, por jo viktima, tha sekretari i Këshillit të Qytetit të Zaporizhjas, Anatoliy Kurtev, më 22 gusht.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika