Ukraina thotë i rrëzoi 15 dronë rusë gjatë natës

Forca Ajrore e Kievit, ka thënë se Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit

Sistemi i mbrojtjes i Ukrainës e vëren një dron Shahed, i prodhuar në Iran, gjatë një sulmi rus. (Fotografi nga arkivi). Foto: Evgenly Maloletka (AP)

Forca Ajrore e Kievit, të shtunën ka thënë se Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit.

Sipas saj, 17 dronët Shahed, të prodhuar në Iran, u përdorën në sulmin ajror rus, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me dy të tjerët.

Forcat ruse “sulmuan nga veriu me dronë pa pilotë, të tipit ‘Shahed-136/131’. Gjithsej 17 dronë sulmues u lëshuan nga rajoni i Kurskut”, ka thënë Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Mbrojtja ajrore u aktivizua në “rajonet veriore dhe qendrore, si dhe në rajonet perëndimore”.

“Pesëmbëdhjetë dronë të armikut u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e Forcës Ajrore në bashkëpunim me sistemet e mbrojtjes ajrore të përbërësve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, ka thënë ajo.

Të dyja palët në konflikt kanë raportuar kohët e fundit për sulme të rregullta të dronëve nga ajri dhe deti, në një kohë kur Ukraina është duke e kryer një kundërofensivë që synon rimarrjen e territoreve të kontrolluar nga Rusia.

Rusia i ka shtuar sulmet ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe Danub, qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të grurit përmes qendrës së transportit detar.

Të premten, Rusia ka thënë se forcat e saj i shkatërruan dronët ukrainas që synonin Moskën dhe flotën e saj të Detit të Zi, shkruan REL.

Në vijën e frontit, forcat ukrainase kaluan në bregun lindor të rajonit Herson, i cili ishte pushtuar nga Rusia, dhe zunë pozicione atje, konfirmoi guvernatori i këtij rajoni i emëruar nga Rusia.

Të premten, Shtetet e Bashkuara i thanë Danimarkës dhe Holandës se mund t’ia dorëzojnë Ukrainës avionët e tyre luftarakë F-16 kur pilotët ukrainas të trajnohen për t’i përdorur ata, një veprim i mirëpritur si “lajm i madh” nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika