Ukrainë: Kievi humbet deri në 200 ushtarë në ditë

Këshilltari në Presidencën ukrainase, Mykhaylo Podolyak, ka thënë se 100 deri në 200 trupa ukrainase vriten në vijën e frontit çdo ditë

Ushtarë

Këshilltari në Presidencën ukrainase, Mykhaylo Podolyak, ka thënë se Kievi nuk është gati t’i rifillojë bisedimet e paqes me Moskën. Sipas tij, Ukrainës i duhen qindra sisteme artilerie perëndimore për të barazuar fushën e “lojës” në rajonin lindor të Donbasit.

Gjersa forcat ruse po përpiqen që të marrin Donbasin në kontroll, trupat ukrainase janë nën bombardimet e pamëshirshme të rusëve.

“Forcat ruse kanë hedhur pothuajse gjithçka jobërthamore në pjesën e përparme dhe kjo përfshin artileri të rëndë, sisteme të shumta lëshimi raketash dhe aviacion”, tha Podolyak.

Ai përsëriti apelin e Ukrainës për më shumë armë nga Perëndimi, duke thënë se “mungesa e plotë e barazisë” midis ushtrive ruse dhe ukrainase ishte arsyeja për shkallën e madhe të viktimave të Ukrainës.

“Kërkesat tona për artileri nuk janë thjesht një lloj trillimi, por një nevojë objektive kur bëhet fjalë për situatën në fushën e betejës,” tha ai, duke shtuar se Ukrainës i duhen 150 deri në 300 sisteme raketash për t’u krahasuar me Rusinë, është shprehur Podolyak.

Të enjten e 9 qershorit, ministri i Mbrojtjes ukrainas, Oleksii Reznikov, ka bërë të ditur se Ukraina po humb rreth 100 ushtarë në ditë, ndërsa në anën tjetër ishin diku rreth 500 të tjerë të plagosur.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, z. Reznikov pohoi se një numër i madh i ushtarëve rusë po vriten gjithashtu.

“Kremlini vazhdon të bëjë presion në masë të madhe, pengohet, përballet me kundërshtime të forta dhe pëson viktima të mëdha,” ka thënë Reznikov. “Por ende ka forca për të avancuar në disa pjesë të frontit”, raporton BBC.

Forcat ruse kanë përqendruar sulmin e tyre në qytetin Severodonetsk. Të mërkurën, Zelensky ka thënë se “fati i Donbasit po vendoset atje” dhe zyrtarët thanë se ai është kthyer në gërmadha nga breshëritë intensive të artilerisë ruse dhe raketave.

Sipas Ukrainës, Rusia e ka shkatërruar qytetin e Severodonetsk

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika