Ulja e prodhimit të naftës, presidenti Biden paralajmëron pasoja për Arabinë Saudite

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar pasoja për Arabinë Saudite, që një deklaratë e tillë erdhi pasi OPEC, ka njoftuar se do të ulet prodhimi i naftës. Biden ka thënë për CNN se po shqyrton masa kundër sauditëve





Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar të enjten disa pasoja për Arabinë Saudite, duke shtuar këtu fakti se po shqyrton masa kundër sauditëve.

Një deklaratë e tillë erdhi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka njoftuar se do të ulë prodhimin e naftës, që një gjë e tillë do të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat e saj.

Senatori demokrat i Kënektikatit, Richard Blumenthal dhe ai i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur një projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëve të SHBA-së për Arabinë Saudite, për një periudhë kohore një vjeçare.

Megjithatë, mbetet e paqartë deri ku do të shkojë Presidenti Biden dh shprehja e pakënaqësive të tij ndaj Arabisë Saudite.

Biden nuk pranoi  të bënte koment mbi propozimin e demokratëve për të ndaluar shitjen e armëve.

“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja”, ka thënë presidenti Biden për CNN.

Ndërsa, Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby ka shtuar se Presidenti Biden beson se “është koha për të riparë marrëdhëniet dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”.

Ndërkaq, Sekretarja e shtypit Karine Zhan- Pierr ka treguar së presidenti nuk ka caktuar një këshilltar të posaçëm për këtë çështje.

Në korrik të këtij viti, pas ngritjes së çmimit të karburantit, presidenti Biden kishte vizituar Arabinë Saudite dhe ishte takuar me princin e Mbretërisë Saudite, të cilin e akuzonte për vrasjen e Khashoggit. Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se Princi i Kurorës, kishte miratuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Vetë Princi i Kurorës ka mohuar çdo përfshirje.

Vlen të theksohet se OPEC, që përfshin Rusinë dhe Arabinë Saudite, ka njoftuar javën e shkuar se do të ulë prodhimin e naftës më 2 milionë fuçi më pak në ditë. Një gjë e tillë do të ndikojë në ruajtjen e çmimit të naftës, duke ndihmuar financiarisht presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që prej 8 muajsh vazhdon luftën në Ukrainë.

Njëashtu kjo ulje e prodhimit të naftës dëmton gjithashtu përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të për t’ia bërë financiarisht të papërballueshme luftën Rusisë, kërcënon ekonominë botërore tashmë të destabilizuar nga konflikti i Ukrainës dhe rrezikon që Biden dhe demokratët të përballen me rritje të çmimit të energjisë pak përpara zgjedhjeve të nëntorit për Kongres.

 

 

 





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika