Vendoset kujdestari për barnatoret në Prishtinë, parashihen gjoba për mosrespektim të orarit

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash kanë miratuar ndryshim, plotësimi i rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 10 (dhjetë) barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë) nga ora 07:00 deri në 07:00.

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhet në njoftim.

Votimin nga Kuvendi i Prishtinës e pa mirëpritur edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka falënderuar Komunën e Prishtinës -Drejtorinë e Shëndetësisë, si dhe drejtorin Izet Sadiku për punën e bërë deri në miratimin e rregullores në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Më në fund pas shumë viteve të diskutimeve rregullorja e cila përcakton orarin e punës së barnatoreve hyn në fuqi në kryeqytet. Edhe kjo kërkesë e kahmotshme e farmacistëve të kryeqytetit po bëhet realitet me punën e përbashkët të Odës së Farmacistëve dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim të Odës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika