Vërshime nga shiu në Gjakovë dhe Rahovec

Moti me shi pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Deri tani, vërshimet kanë kapluar pjesë të Gjakovës si dhe të Rahovecit

Vërshimet nga shiu në Gjakovë (Autor: Gjakova Sot)

Mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje të mëdha të shiut, reshje këto që kanë përmbytur disa rrugë në Gjakovë dhe jo vetëm.

Pamjet tregojnë se rrugët e qytetit janë vërshuar nga uji e ndër to, edhe disa kate të bizneseve.

Faqja në Facebook, “Gjakova Sot” ka publikuar edhe një video nga e cila shihet një shtëpi e përmbytur.

“Në Brekoc, një familje ka mbetur në rrugë për shkak të përmbytjeve”, shkruan në postim.

Vërshimet nga shiu kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Rahovecit.

Ratkoc, Rahovec (Autor: Meteo Ballkan)

Disa video janë publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilat shihet fshati Denjë i vërshuar nga uji.

“Sot ka lajmërime të shumta se në shumë shtëpi ka depërtuar uji duke shkaktuar dëme materiale dhe ka zënë familjarët në befasi. Lusim qytetarët për solidaritet njëri me tjetrin në ndihmes të atyre familjeve që tashmë janë nën vershime”, thuhet në mbishkrim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me shi dhe shkarkime rrufesh.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika