Vetë-dorëzohet njëri nga të dyshuarit për përleshjen mes dy grupeve në Gjakovë

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, është vetë-dorëzuar njëri nga të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në Gjakovë, të dielën e 14 prillit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë-dorëzuar njëri nga të dyshuarit në rastin “vrasje në tentativë” në Gajkovë.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“I dyshuari është interivistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftim.

Të dielën mbrëma ka pasur të shtëna armësh në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Më vonë u mësua se kishte gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve dhe se një person kërkohej nga Policia e Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika