Vetura më e re elektrike e Mercedes-Benz përfundon me sukses testimin

Mercedes-Benz njoftoi se makina e saj ekperimentale elektrike me bateri 100 kWh në 100 kilometra, Vision EQXX , me ftohje me ujë, ka përfunduar me sukses një test me rreze të gjatë prej mbi 1000 km me një karikim të vetëm të baterisë.

Ata kanë bërë të ditur se ishte ndër distancat më të gjata të mbuluara nga një automjet elektrik me një karikim të vetëm.

Udhëtimi ishte zhvilluar në disa qytete evropiane, duke filluar nga Gjermania, më pas në Zvicër dhe Itali dhe në fund në destinacionin e tij, qytetin port të Cassis pranë Marsejës në jug të Francës. Temperaturat kanë  qenë nga 3 në 18 gradë Celsius, dhe automjeti udhëtonte me një shpejtësi mesatare prej 54 mph.

Mercedes prezantoi për herë të parë Vision EQXX në fillim të këtij viti si një eksperiment kryesisht në efikasitetin e baterisë. Me synimet e saj sportive dhe dizajnin elegant, makina ka në koncept të shërbejë si bazë për një prodhim që mund të rivalizoj makina të tjera luksoze elektrike si Porsche Taycan , Audi E-tron GT dhe Tesla Roadster .

Kompania e madhe në fjalë kanë thënë se do t’i takon Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA, si dhe Procedurës së Testimit të Automjeteve të Lehta të Harmonizuara në mbarë botën (WLTP) të Evropës, të certifikojnë në mënyrë të pavarur çdo detaj të automjetit elektrik (EV).

Sistemi i vlerësimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ka për qëllim vetëm të paraqesë një fotografi në kushtet specifike të procesit të testimit të agjencisë. Zakonisht përjashton faktorë të tillë si ngjitja në kodra të pjerrëta dhe efektet e motit të ftohtë, të cilat mund të konsumojnë baterinë e një automjeti shumë më shpejt sesa kur ngasin në sipërfaqe të sheshta ose në mot më të ngrohtë.

Shumica e automjeteve elektrike në treg sot kanë një distancë që bie midis 200 dhe 300 milje, ndërsa disa modele të mëparshme kanë më pak se kaq. Prodhimi i fundit i EV-ve ka në gjerësi prej 250-300 miljesh.

Për meritë të Mercedesit, kompania nuk e kreu testin e saj në kushte të veçanta si kushte të pjerrëta, malore, si dhe punë ndërtimore dhe rreziqe të tjera. Automjeti gjithashtu nuk u ndesh me borë ose kushte ngrirjeje, gjë që dihet se thith energji nga një bateri i EV-s.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika