Vitia i uron shërim të shpejtë Kusari-Lilës, iu bën thirrje grave dhe vajzave për mamografi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka uruar shërim të shpejtë shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, e cila para tri javësh u diagnostifikua me kancer të gjirit, ndërsa sot iu nënshtrua operimit.

“E nderuar Kryetare e Grupit parlamentar, E dashur Mimoza, shërim të plotë e kthim të shpejtë në aktivitetet që udhëheq! Qofsh çdo herë e fortë si deri më sot”.

Vitia përmes një postimi në “Facebook”, iu bëri thirrje vajzave dhe grave për kontrolla të rregullta dhe mamografi.

“Të dashura gra e vajza, me këtë rast i bashkohem thirrjes së Mimozës për kontrolla të rregullta siç është mamografia. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit jo vetëm shpëton jetë por edhe pasojat janë minimale”, ka shkruar Vitia.

Kusari-Lila diagnostifikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika