Vuçiq provokon Zagrebin, tenton të hyjë në Kroaci pa paralajmërim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka dashur ta vizitojë Kroacinë të dielën privatisht dhe duke anashkaluar të gjitha protokollet, por autoritetet kroate nuk e kanë lejuar të hyjë në vend. Për këtë ka reaguar ministri Selakoviq, i cili ka thënë se tashmë, ambasadës së Kroacisë në Beograd i është dërguar një notë proteste lidhur me këtë vendim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, e ka cilësuar si “të tmerrshëm” moslejimin e Vuçiqit brenda Kroacisë, vizitë e paparalajmëruar nga ana e tij.

Në një konferencë për media, Ministri Selakoviq ka thënë se tashmë, ambasadës së Kroacisë në Beograd i është dërguar një notë proteste lidhur me këtë vendim.

Një e tillë është shpërfillur nga shteti kroat.

Ndër të tjera, Selakoviq lexoi notën që Ministria serbe tentoi t’ia dorëzonte Ambasadës së Kroacisë në Beograd.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë është e tronditur nga vendimi i paligjshëm, antieuropian dhe anticivilizues i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës së Kroacisë, i cili, bazuar në vullnetin e shprehur arbitrarisht të autoriteteve kroate dhe shkeljen e rëndë të parimit të lirisë së lëvizjes, ndalon ardhjen e Presidentit të Serbisë në Jasenovac, vendi ku u vranë qindra njerëz të pafajshëm, viktima të kombësive serbe, hebreje, rome dhe të tjera”, ka lexuar Selakoviq.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka thënë se e kishte kuptuar në formë jozyrtare vizitën që Vuçiq po planifikonte të realizonte në Jasenovacin dhe Pakracin.

“Sipas informacioneve jozyrtare, kemi marrë vesh se presidenti i Serbisë, përveç vizitës së mëparshme në Donja Gradina, do të vizitonte edhe zonën e Jasenovacit, në Pakrac dhe nuk dimë në cilat vende të tjera. Këtë e mësuam përmes kanaleve jozyrtare, që në fakt është e pazakontë në komunikim dhe e konsiderojmë të papranueshme këtë mungesë të komunikimit zyrtar dhe procedurës diplomatike. Të premten pasdite e kemi dorëzuar notën e protestës në ambasadën e Serbisë”, ka thënë Grliç.

Ndër të tjera, të dielën, Vuçiq kishte planifikuar që ta vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan të hynte.

Vizita e tij është cilësuar si “një mundësi për të krijuar kaos” nga qeveria kroate, raporton gazeta kroate “Jutarnji list”.

Kryediplomati kroat – Vuçiqit: Zotëri, s’po shkon në det

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika