VV s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje insistojnë në vazhdimin e veprimeve policore në veri të vendit për të siguruar zbatimin e rregullores së BQK-së, e cila nuk e njeh dinarin si valutë. Por, partitë opozitare po kërkojnë që kjo të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, dhe jo që operacionet me potencial përshkallëzimi t’i zënë ata në befasi

Kundërshtimi i ashpër i ndërkombëtarëve nuk dihet nëse do ta zmbrapsë Qeverinë nga veprimet e saj në veri.

Pasi u kritikua për moskoordinim për aksionin e së hënës ndaj institucioneve ilegale financiare serbe, Ekzekutivi nuk ka treguar nëse do të vazhdojnë masat ndëshkuese për subjektet që nuk respektojnë ndalimin e dinarit.

Megjithatë, deputetë partisë në pushtet thonë se veprimet për zbatimin rregullores së Bankës Qendrore duhet të vazhdojnë.

“Nuk është hera e parë e as nuk duhet të jetë hera e fundit kur Qeveria operon në veri për zbatim të ligjit, shtrimit të sovranitetit. BQK-ja ka marrë një vendim për rregulloren e re dhe në këtë rast krejt ajo çfarë po bëjnë institucionet tona ekzekutive është zbatimi i rendit”, ka thënë deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj.

Veprimet policore, partia më e madhe opozitare, PDK, i vlerëson të ligjshme, por njëkohësisht thotë se Qeveria nuk duhet t’i injorojë kërkesat e aleatëve për koordinim.

“Kosova veç ka pasoja mjaft të mëdha, ku ne të tërë, pozitë e opozitë po kërkojmë heqjen e masave, kjo i jep një grusht dhe i detyron partnerët tanë që mos të ndërrojnë masave ndaj Kosovës, dhe po ashtu mund të ketë edhe çështje të tjera ndaj individëve të qeverisë apo ndonjë vendim ndaj qeverisë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Sa i përket kërkesave për koordinim, i të njëjtit mendim është edhe kolegu i Qalajt nga LDK-ja, Anton Quni.

“Mendoj që mesazhi është shumë i qartë. Çdo gjë që mund të eskalojë situatën do të duhej të bashkëkoordinohej me partnerët tanë. Vet fakti që ata zgjohen në një mëngjes pa pasur informata për veprimet e Qeverisë tregon që veprimet nuk kanë qenë të bashkëkoordinuara”, ka thënë Çuni.

Shtatë takime në Bruksel nuk kanë prodhuar asnjë zgjidhje për çështjen e dinarit pas ndalimit të përdorimit të tij në Kosovë.

BE-ja ka thënë se nuk do të thërrasë më takime të tilla, vetëm nëse palët paraprakisht tregojnë vullnet për zgjidhje.

Mirëpo, Brukseli nuk i ka kthyer përgjigje Dukagjinit se si mund të nxiten palët për të arritur deri te një dakordim mes tyre.

Shija e redaktorit

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë...

Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët. Kështu ka...

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Të fundit nga rubrika